E Diel, 1 Nëntor 2026

Malaj: Vendet e Ballkanit po gabojnë, po konkurrojnë me taksa të ulëta

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, beson se gara me taksa të ulëta për të thithur investime të huaja, që ka nisur të zhvillohet mes vendeve të Ballkanit, "është e gabuar dhe joproduktive". Në një seminar mbi krizën botërore të zhvilluar dje në Universitetin Europian të Tiranës, Malaj tha se "shumë vende të Ballkanit po konkurrojnë njëri-tjetrin për thithjen e investimeve të huaja, duke ofruar taksa gjithnjë e më të ulëta, por në terma afatgjatë kjo politikë nuk sjell asnjë rezultat".

Maqedonia uli tatimin mbi të ardhurat në 10 për qind në vitin 2006, pasuar nga Shqipëria në vitin 2008 dhe Kosova në vitin 2009. Praktika e ofrimit të tatimfitimit të ulët u zbatua nga disa vende të Evropës Qendrore në vitet ‘90, kryesisht për të konkurruar Gjermaninë dhe Austrinë. Por ekspertët thonë se investitorët e huaj nuk mund të bazojnë të ardhmen e vet mbi nivelin e taksave, për shkak se taksat mund të ndryshojnë bashkë me qeveritë dhe investitorët kanë nevojë për avantazhe më të sigurta kur zgjedhin vendin ku do të ndërtojnë kapacitetet prodhuese.

"Ulja e taksave nuk sjell një avantazh afatgjatë", - tha Malaj. Sipas tij, vështirësitë aktuale ekonomike të Shqipërisë nuk janë vetëm pasojë e krizës botërore, por edhe pasojë e gabimeve lokale shqiptare.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›