Pensionet private, tre skemat e reja
Shumë shpejt shqiptarët do të kenë mundësi të kontribuojnë më tepër për pensionet, në mënyrë që kur të lirohen nga puna, të ardhurat të jenë në përputhje me pagën që ka marrë. Një tjetër fakt që lidhet me sigurimin e të ardhmes është investimi në një formë krejt tjetër nga ajo që jemi mësuar. Çdokush që disponon para të kursyera nga puna, mund t‘ia japë një kompanie private, të autorizuar nga qeveria, e cila do t‘i investojë në letra me vlerë, borxhe të qeverisë etj. Nga rezultati i kompanisë private, e cila ka investuar me paratë e mbledhura nga individët, varen të ardhurat për çdo person. Konkretisht, Ministria e Financave është duke përgatitur dy projektligje që i hapin rrugë funksionimit të bursës dhe vendosjes në zbatim të reformës së pensioneve. Draftet janë drejt përfundimit dhe priten të miratohen javën që vjen nga qeveria.
Pensionet
Reforma e iniciuar me kohë dhe me mbështetjen e Bankës Botërore pritet të bëhet realitet shumë shpejt, pasi ekspertët të kenë zgjidhur ndryshimet e fundit të projektit. Aktualisht në treg funksionojnë tre shoqëri të sigurimeve private, por që nuk kanë dhënë efektin e pritur, si efekt i mungesës së një ligji bashkëkohor. Ministria sqaron se, me ligjin e ri, individët do të jenë të interesuar të kontribuojnë në fonde pensionesh, në mënyrë që në të ardhmen të marrin një pension real në përputhje me pagën. Aktualisht jepet kontribut në shtet në masën rreth 26 për qind, që menaxhohet nga ISSH-ja, por që është i pamjaftueshëm. Ligji për fondin e pensioneve i referohet konkretisht shtyllës së dytë dhe të tretë. Projekti i Ministrisë së Financave lidhur me reformën në pensione i referohet skemës me tre shtylla. Kështu, shtylla e parë është aktualja, ku kontributi derdhet 100 për qind në shtet, shtylla e dytë ka të bëjë me kontributin që derdhet në shtet dhe një pjesë e caktuar në privat, kurse shtylla e tretë lidhet me derdhjen e kontributit vetëm te privati. Dy shtyllat e para do të jenë të detyrueshme dhe parashikohet të aplikohen në varësi të moshës, pasi jo çdokush mund të derdhë edhe në privat. Shtylla e tretë do të jetë sipas nevojës. Aktualisht ministria po shqyrton variantet e zbatimit të skemës sipas moshës. Kështu, mendohet që punonjësit e moshës mbi 50-55 vjeç nuk do të jenë të detyruar t‘i derdhin kontributet vetëm në shtet, kurse punonjësit e moshës mbi 30-35 vjeç do ta ndajnë kontributin mes shtetit dhe privatit, por në masë të diferencuar nga punonjësit mbi 18 vjeç. Nëse kontributi aktual, 26 për qind, derdhet i gjithi në shtet, me reformën dhe ligjin e ri parashikohet që 5-10 për qind të kalojë me detyrim te privati, që i referohet shtyllës së dytë. Kompanitë private që do të menaxhojnë të ardhurat e krijuara nga kontributet, do të mbikëqyren nga Autoriteti Financiar, i cili jep edhe licencën. Aktualisht ministria nuk e ka zgjidhur ende nëse tregu do të jetë i liberalizuar, por garanton se kompania private do të mbikëqyret nga shteti dhe se aktiviteti i saj nuk paraqet risk, për vetë faktin se paratë e mbledhura nga kontributet do t‘i investojë në letra me vlerë dhe ndoshta në të ardhmen e afërt në bursë. Në draftin e ministrisë do të jenë të përcaktuara qartë masat e përfitimit pas daljes në pension. Qëllimi i projektit të ri është lehtësimi i qeverisë nga barra e subvencionit, ndërsa individët kanë të drejtë të marrin pension në përputhje me pagën. Aktualisht, individët ankohen se marrin pension tepër të vogël, në një kohë që kanë kontribuar për 40 vjet rresht me paga të konsiderueshme. Tashmë, me ligjin e ri, çdokush mund të marrë aq sa ka kontribuar në privat. Tjetër detaj i ligjit ka të bëjë me përfitimin. Pas daljes nga puna, individi do të marrë pension në shtet dhe në privat, të ndarë sipas kontributit. Ministria sqaron se pjesa më e madhe e kontributit do të paguhet në shtet dhe se privatit nuk do t‘i lihet më shumë se 10 për qind. Sa i takon kontributit vullnetar, skema e re përcakton qartë formën e pagesës, ndërprerjes para kohe si dhe përfitimit.
Ndryshimi i skemës
Aktualisht, trajtohet me pensione rreth 17 për qind e numrit të përgjithshëm të popullsisë, tregues ky me prirje të qarta rritjeje në të ardhmen. Përgjatë regjimit të mëparshëm ekonomik, sistemi i pensioneve ka qenë tërësisht i detyrueshëm dhe shtetëror, i bazuar në rishpërndarjen dhe i ndarë në dy skema paralele: njëra për të punësuarit e sektorit shtetëror, ndërsa tjetra për anëtarët e kooperativave bujqësore. Në vitin 1990, në institucionet publike dhe në ndërmarrjet shtetërore numri i kontribuuesve arriti në 846000 persona, ndërkohë që numri i atyre që përfitonin pensione qyteti ishte vetëm 208 mijë. Në zonën rurale, numri i kontribuuesve arrinte në rreth 600000 persona, ndërkohë që ai i përfituesve ishte 121000 persona. Ndryshimet e thella që ndodhën në sistemin politik, ekonomik e shoqëror të vendit pas vitit 1991, e shtrinë ndikimin e tyre edhe mbi sistemin e sigurimeve shoqërore. Kështu, në periudhën 1991-1993, si pasojë e kolapsit ekonomik që përjetoi vendi, numri i kontribuuesve në qytet pësoi ulje me të vërtetë drastike, duke zbritur në rreth 353000 persona. Ndërkohë, në fshat, pas vitit 1992, që njihet edhe si vit i shpërbërjes përfundimtare të kooperativave bujqësore, numri i kontribuuesve ishte krejt i papërfillshëm, duke përbërë vetëm rreth 5 për qind të numrit të përgjithshëm të personave që zhvillonin aktivitet bujqësor.
Numri i kontribuuesve në skemë aktualisht është 669 mijë persona
Numri i përfituesve të sistemit është rreth 540 mijë persona
Numri i pensionistëve urbanë është 367 mijë dhe në fshat 157 mijë
Financat e ISSH-së
Instituti i Sigurimeve Shoqërore regjistron në total një shumë shpenzimesh prej rreth 65 miliardë lekësh
Të ardhurat, që përbëhen nga kontributet e sigurimeve dhe kontributet e qeverisë, janë 48 miliardë lekë
Skema merr një subvencion nga buxheti prej rreth 3.9 miliardë lekësh, ose rreth 7.5 për qind e totalit
Ligji
Fondi i investimeve,
"piramidat" e reja
Ashtu si në vitet ‘93-‘96, kur individët jepnin hua me interesa të konsiderueshme ndaj subjekteve që nuk ishin banka, të cilat më pas falimentuan, e njëjta gjë pritet të ndodhë, por me rregulla strikte dhe të kontrolluara nga shteti. Bëhet fjalë për fondet e investimeve, ligji i cili po riformulohet aktualisht nga Ministria e Financave dhe që pritet të miratohet së shpejti nga qeveria. Skema e funksionimit të fondeve të investimit do të kontrollohet nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. Fondi i investimit krijohet nga kontributi i secilit në shuma me limit të përcaktuar në ligj. Paratë e mbledhura do të menaxhohen nga një kompani private, e cila nga aktiviteti që do të kryejë, siguron të ardhura të nevojshme për garantimin e fitimit të secilit, në bazë të kontributit. Aktiviteti nuk është me risk, pasi me të do të blihen letra me vlerë, tituj aksionesh, borxhe të qeverisë etj.