Rusia kundërshton zyrtarisht Nabuço-n
Qeveria ruse kritikoi Bashkimin Evropian dje dhe përpjekjet për të ndërtuar një "korridor jugor" për furnizimin me gaz, duke e konsideruar projektin "jorealist" dhe "ekonomikisht jorentabël".
Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Rusisë tha se "Rusia duhet të jetë pjesë e çdo zgjidhjeje të problemeve energjetike të BE-së".
Reagimi rus erdhi pas një samiti të zhvilluar në Pragë për ndërtimin e gazsjellësit Nabuço, i cili duhet të marrë gazin e Azisë Qendrore dhe ta dërgojë në Evropën Qendrore, duke kaluar përmes Turqisë dhe Ballkanit. BE nuk arriti të fitojë mbështetje të mjaftueshme nga tri vende të Azisë Qendrore, të cilat zotërojnë rezerva gazi për shitje.
BE synon të gjejë burime gazi të ndryshme nga Rusia për të diversifikuar rrezikun. Projektet për impiante degasifikimi dhe gazsjellësish të prezantuara në Shqipëri gjatë viteve të fundit janë pjesë e këtyre përpjekjeve. Rusia synon të shmangë rrezikun e konkurrencës nga Azia Qendrore, duke vendosur kontroll mbi rrjetin e gazit në rajonin e Ballkanit. Vetëm dy ditë më parë, Serbia nënshkroi një kontratë me Rusinë për ndërtimin e një gazsjellësi nga Bullgaria. Gazsjellësi "Rryma Blu" është ekzistues nga Rusia deri në Greqi dhe plani është që një degë e saj të furnizojë edhe Serbinë.