Universiteti Tetovës, muri i pashembur midis shqiptarëve
Është folur shumë për Murin e Berlinit, për impaktet e tij në ngritjen dhe rënien e perdes së hekurt. Me kalimin e kohës gjithnjë e më shumë referencat për murin e Berlinit do të përdoren jo si një datë historike, por si një fenomen politik dhe shoqëror. Mund të ketë shumë raste konkrete kur hijet e mureve dhe ndarjeve mbeten të gjalla, jo thjesht si një kujtim i së kaluarës, por si pengesë e së ardhmes. Muret janë të qarta në radikalizimet politike, janë të qarta në vështirësitë për bashkëjetesën harmonike midis etnive, apo në debate për sfidat e së ardhmes. Nuk kam nxituar apo parapëlqyer të bëhem pjesë e debateve politike të partive shqiptare në vendet e rajonit. Pas takimit me disa kolegë profesorë të Universitetit të Tetovës, larg preferencave apo paragjykimeve, e kam të vështirë të mos shprehem për këtë mur të ri në mes të Tetovës dhe midis shqiptarëve, pikërisht për Universitetin e Tetovës.
Kohet e fundit është rritur debati midis partive shqiptare për atë çka ndodh me Universitetin e Tetovës. Qeveria urdhëroi/mbështeti ndryshimet drastike të stafit akademik të këtij universiteti. Përballë problematikës në rritje për këtë ndërhyrje qeveritare në lirinë akademike të Universitetit të Tetovës, ministri maqedonas i Arsimit jep dorëheqjen, por përkeqësimi i gjendjes vazhdoi. Kjo situatë provokon ndarje edhe më të mëdha midis dy partive politike shqiptare në Tetovë. Vite më parë, njohja e Universitetit të Tetovës ka qenë një nga kërkesat kryesore të të gjithë shqiptarëve. Sot, vetë shqiptarët nuk kanë arritur akoma një kompromis mbarëshqiptar për t‘i dhënë këtij Universiteti lirinë e plotë akademike, status të qartë, mundësi reale për t‘u zhvilluar në një treg konkurrues. Ky universitet do të duhet që së bashku me universitete të tjera publike dhe private në Maqedoni dhe vendet e rajonit të jenë një mundësi e madhe dhe në rritje e ekspertizës akademike për sfidat e shqiptarëve, për sfidat e Maqedonisë dhe të vendeve të rajonit.
Për mirëfunksionimin e këtij universiteti duhet të kenë interes dhe përgjegjësi të gjithë. Qeveria e Maqedonisë me ligj, por jo vetëm me ligj, duhet t‘i ofrojë këtij universiteti statusin akademik të një institucioni modern, ku interferenca qeveritare apo partiake, direkte ose indirekte, duhet të reduktohet në maksimum. Sa më të mirarsimuar të jenë shqiptarët, aq më harmonik do të jetë zhvillimi ekonomik, shoqëror dhe politik i vetë Maqedonisë. Për suksesin e këtij universiteti duhet të ndiejnë përgjegjësi forcat politike shqiptare në Maqedoni, duke i mbajtur sa më larg duart militante nga institucionet arsimore në përgjithësi. Në rast të kundërt, trajtimi i tyre si qendra punësimi apo bërthama militante partiake, është një investim i dështuar ndaj mbështetësve të tyre, ndaj studentëve të këtij institucioni dhe ndaj së ardhmes së tyre politike.
Nëse kjo praktikë negative është aplikuar edhe nga ata që ankohen sot, ky nuk është argument për të përligjur të sotmen, por për të korrigjuar edhe të djeshmen, duke u ndarë prej tendencave për drejtim partiak të universiteteve. Për mirëfunksionimin e këtij universiteti duhet të marrin më shumë përgjegjësi qytetare, stafi akademik, studentët, por edhe opinioni publik shqiptar, jo vetëm në Tetovë. Kolegët profesorë të Tetovës shpresonin një mbështetje më të mirë edhe nga kolegët e tyre të Konferencës së Rektorëve të vendeve të Ballkanit. Ata shpresonin një mbështetje më të mirë edhe nga kolegët e tyre të Shqipërisë, si duke e sensibilizuar, ashtu edhe duke i mbështetur me modelet më të suksesshme të universiteteve të rajonit që kanë liri reale akademike dhe funksionojnë larg duarve militante të partive politike.
Partitë politike shqiptare mund të mos bien dakord për çdo gjë, mund të mos bien dakord si të bashkohen, në koalicione apo partneritete, por ato mund dhe duhet të jenë dakord për prioritete të përbashkëta jetike dhe shumë të rëndësishme siç janë liritë themelore, shteti ligjor, mirarsimimi, politikat e shëndetit dhe administrata publike.
Ndoshta Universiteti i Tetovës mund të jetë një mundësi shumë e mirë që partitë politike shqiptare të dalin mbi dallimet partiake për lirinë reale akademike dhe autonominë financiare. Partitë politike të Maqedonisë mund t‘ua besojnë ekspertëve të tyre dhe mund të kërkojnë asistencë edhe nga institucione ndërkombëtare për reformimin e arsimit të lartë, duke analizuar dhe rastin konkret. Mbështetja nga Magna Charta Observatory (http://www.magna-charta.org/), institucioni më i madh për sfidat e arsimit të lartë në Europë, ku kanë nënshkruar 388 rektorë të universiteteve dhe ku aderon edhe Universiteti i Tetovës, mbështetja edhe nga disa profesorë maqedonas për autonomi reale për Universitetin e Tetovës, duhet ta imponojnë më shumë një konsensus midis forcave politike shqiptare për të ardhmen e këtij universiteti. Është rasti më fisnik dhe mundësia më e mirë edhe publike që partitë politike shqiptare në Maqedoni të hedhin një hap pozitiv përpara përgjegjësive të përbashkëta. Ata vetë mund ta rrëzojnë murin e lartë të ndarjeve partiake, aq më tepër kur ai dëmton rëndë një institucion akademik kaq të rëndësishëm.
Do të ishte një fillim shumë i mirë arritja e një qëndrimi të përbashkët, për fatin dhe suksesin e këtij institucioni universitar kaq të rëndësishëm jo vetëm për Tetovën.
Në dinamikë, në një të ardhme jo të largët, gjithçka do të jetë ndryshe dhe shumë me e mirë edhe për universitetin e Tetovës. Por koha ua rezervon mirënjohjen vetëm atyre që në mandatet e tyre politike, shoqërore, akademike, dalin mbi vetveten, që sakrifikojnë apo bëjnë kompromise për sfidat e së ardhmes së përbashkët. Mirarsimimi i brezave dhe i një kombi e meriton shembjen e çdo muri apo ndarje partiake.