Kopa: “Liberalizimi i vizave, rrezik për vija ndarëse në Ballkan”
Blerina Olldashi
Liberalizimi i vizave për disa shtete të Ballkanit është një hap i rëndësishëm, por i cunguar, pasi përmban rrezikun e krijimit të të ashtuquajtuarve “vija ndarëse”. Kështu ka deklaruar eurodeputetja greke Marilena Kopa në një intervistë për agjencinë e lajmeve “D˔ në shqip. Ajo shpreh bindjen se në mesin e vitit të ardhshëm, problemi do të zgjidhet edhe për tri vendet e tjera, përfshirë Kosovën “populli i së cilës duhet të gëzojë të drejtën legjitime të përfshirjes në këtë program”,- theksoi Kopa. Vizat, sipas saj, janë një problem i thellë politik që e bën më të prekshme dhe më të afërt perspektivën europiane të Bashkimit Europian. Pyetjes se cila ishte fryma e diskutimit në Parlamentin Europian rreth heqjes së regjimit të vizave për tre vendet e Ballkanit perëndimor, Kopa shprehet se bëhet fjalë për një hap të rëndësishëm. Kjo për faktin se për vite me radhë PE-ja është përpjekur që popujt e rajonit të Ballkanit Perëndimor të kenë mundësinë të udhëtojnë, të jenë në kontakt me popujt e Bashkimit Europian. Megjithatë, edhe pse në thelb pozitiv, hapi është i cunguar dhe pjesa më e madhe e deputetëve theksuan se ekziston rreziku i krijimit të vijave të reja ndarëse në Ballkan, përderisa janë lënë jashtë disa vende si Shqipëria dhe Bosnjë-Herzegovina. Pyetjes nëse për të shmangur rrezikun duhet të ishte bërë një propozim total, deputetja greke thotë: “Ne e kuptojmë që është edhe çështje teknike. Eurodeputetja greke Marilena Kopa në një intervistë për agjencinë e lajmeve “D˔ në shqip. Ajo shpreh bindjen se në mesin e vitit të ardhshëm, problemi do të zgjidhet edhe për tri vendet e tjera, përfshirë Kosovën. Mendojmë se duhej të jepej një mesazh pozitiv. Shpresojmë se kompletimi i procesit nuk do të vonojë. Popujt e Ballkanit, veçanërisht brezi i ri, duhet të vijë në kontakt të drejtpërdrejtë me realitetin europian, të punojnë më shumë për përspektivën europiane. Është e vetmja mënyrë për paqen dhe stabilitetin në Ballkan”. Ndërsa për çëshjen e Kosovës, Kopa mendon se rishqyrtimi është caktuar për në mesin e vitin 2010. Sipas saj, është e drejta legjitime e kosovarëve që të jenë pjesë e këtij procesi, të kësaj përpjekjeje të madhe përafrimi me familjen europiane. Ballkani Perëndimor për Kopan është një një ishull i vogël jashtë Bashikimit Europian. Për këtë arsye vendet e rajonit duhet të intensifikojnë përpjekjet e tyre, por edhe BE-ja duhet të ndërmarrë një “hap më bujar” që të përparojë integrimi i tyre.
24 Shtator 2009