Monica Belluci Vitet nuk me trembin ndihem e re ne shpirt
Dy fotografite e fundit te librit jane Devan dhe Leonie perkatesisht 6 vjece dhe 5-muajshe vajzat e nje prej grave me te bukura ne bote qe edhe pse ne moshen 46 vjece deklaron Ky liber per mua eshte lamtumira nga rinia te pakten nga ajo biologjike. Sepse une ndihem shume mire me veten time. Sapo solla ne jete nje vajze te mrekullueshme dhe kam nje jete familjare te lumtur. Ndoshta nuk jam me bukuroshja e dikurshme por jeta eshte keshtu me kalimin e viteve ose e pranon realitetin ose vret veten. Belluci sapo ka nxjerre ne qarkullim nje liber me fotografite e saj qe nga femijeria. Njera me e bukur se tjetra. Te ardhurat nga shitja e tij thote se do te shkojne per bamiresi dhe do te ndahen mes shoqates se prinderve te femijeve te semure me kancer dhe asaj qe ndihmon grate ne veshtiresi.
Permbledhja hapet me nje fotografi te sajen ne moshen 13 vjece. Gjithcka te kujton femijerine e atehershme dhe problemet me te cilat perballen sot vajzat e moshes se saj. Natyrshem te lind pyetja cfare do tu mesoje dy vajzave
Femijet do te rriten ashtu si ata duan sepse kjo me duket gjeja me e drejte qe nje prind mund te beje. Vajzave te mia u jap shume dashuri udhetojme bashke dhe i marr gjithmone me vete. Do ti ndjek nga pas deri sa te rriten dhe nese do te me respektojne me vone do ta bejne se do e kuptojne se me sa shume dashuri i kam rritur. E di qe ne nje fare moshe do te jene te lira te bejne cfare ato duan. Atehere shpresoj vetem qe te kene pasion per ate cka do te bejne ne jete sepse ai eshte burimi i vetem qe te mban gjalle dhe te jep shprese.
Skandali i fundit italian flet per perfshirjen e vajzave 17-vjecare. Cfare pershtypje ju ben
Per sa me takon mua ne moshen 17-vjecare nuk isha aspak minorene por nje grua e rritur praktikisht sic me shihni tani. Megjithate eshte nje diskutim i vjeter sa vete bota ai qe vajzat e bukura shkojne me burra te pushtetshem ne kembim te ndereve. Nuk me duket se ky fenomen u takon koheve ku jetojme. Ne grate para se gjithash duhet tia mbushim mendjen vetes se jemi te lira sepse dime te bejme gjithcka dhe per me teper mund te sjellim ne jete edhe femije gje qe burrat nuk e bejne dot.
Ndryshe nga shume kolege tuajat ju asnjehere nuk e keni pare bukurine si nje barre dhe asnjehere nuk jeni ankuar per shprehjen Grate e bukura jane budallaqe. Perse
Sepse bukuria e jashtme iken me moshen ajo qe ka rendesi eshte bukuria e brendshme.
Ju ka rastisur te zemeroheni nga fotot e ndonje paparaci
Jo aspak madje me vjen per te qeshur. Pas lindjes se Leonie dolen ne qarkullim fotot e mia te perpunuara me syte plot qeska trupin e transformuar dhe fytyren si te ndonje plake 100 vjece. Por cte beja Une jam une imazhi eshte dicka tjeter.
Cfare tha per librin burri juaj Vincent Cassel
Me pergezoi dhe me tha se kjo ishte nje ide e mrekullueshme. Sidomos fakti qe te ardhurat do shkonin per bamiresi e preku shume.
Ju keni kaluar nga moda ne boten e kinemase nderkombetare. Per shume konsiderohet si mekat...
E di por nuk kam dashur te flas kurre keq per boten e modes. E njoh mire gjithe punen dhe lodhjen qe qendron pas sfilatave. Pastaj mua nuk me pelqen te jem e kufizuar ne ate qe bej sepse dua te bej gjithmone ate qe me pelqen.
Cfare ju ka dhene kinemaja
Ne fillim sheshi i xhirimeve me ngjallte friken. Pastaj me kalimin e kohes nis te fitosh imunitet. Eumlndrrat e mia jane bere realitet. Une kam punuar me regjisoret me te mire ne bote duke ndjekur gjithmone dy shtysa kreativitetin dhe braktisjen.
Cfare mendoni per betejat ne boten e spektaklit
Kultura eshte forca e nje vendi. Duhet te vazhdojme te luftojme sepse situata po behet gjithmone e me shume qesharake.
Keni ndonje deshire qe nuk ju eshte realizuar
Thjesht dua qe gjithcka te vazhdoje keshtu sic eshte. Pa ndryshuar asgje.