Klientet tentojne te vrasin biznesmenin
BERAT- Tre persona tentojne te vrasin biznesmenin pas nje grindje ne lokal. Klientet ishin konfliktuar me pronarin e barit ne Uren Vajgurore, mbremjen e se enjtes dhe dyshohet se nen efektin e pijes, nje prej tyre ka nxjerre armen pistolete tip "TT" duke qelluar tre here ne drejtim te Lorenc M. Per fat te mire biznesmeni ka shpetuar dhe me pas njoftoi policine vendore per ndihme. Diten e djeshme Policia e Beratit ndaloi te dyshuarit Olger Cobo, 24 vjec, Armand Ashoni, 39 vjec dhe Barjam Hoxha, 29 vjec, banues ne lagjen "Guri i bardhe". Burime zyrtare thane se grindja kishte nisur rreth ores 20:00 te se enjtes ne lokal, ku te rinjte po pinin se bashku ne tavoline. Nen efektin e alkoolit te dyshuarit ofendojne njeri-tjetrin, duke arritur deri ne kercenime. Nje prej tyre ka nxjerre armen duke qelluar ne drejtim te pronarit te lokalit, i cili eshte shmangur ne kohe. Kliente te tjere te pranishem ne lokal kane shmangur tragjedine, duke penguar te dyshuarit qe jane larguar me vrap, para se te mberrinte policia. Por pas 20 minutash, uniformat blu ndaluan Cobon, Ashonin dhe Hoxhen ndersa udhetonin me nje autoveture tip "Benz". Ekspertet konstatuan shenja te plumbave ne murin e lokalit, kurse ndaj te ndaluarve u ngrit akuza e "tentatives se vrasjes ne bashkepunim" dhe "armembajtjes pa leje".