E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Vrau 2 vellezer, ndoqi te tretin dhe na terrorizoi per 20 minuta"

Tragjedia e ndodhur la pa fryme banoret e fshatit te humbur mes malesh, disa prej te cileve e kane ndjekur nga afer, pa mundur te benin gje per ta parandaluar vrasesin. Ngjarja ka ndodhur ne qender te fshatit Vidohove. Besim Karaj, qe jetonte ne kete fshat prej kohesh, ka zbritur nga shtepia e tij ne drejtim te lokalit, para te cilit ndodheshin tre vellezerit Mulliri dhe i ka drejtuar armen 23-vjecarit Taulant Mulliri, tek i cili dyshonte per lidhjen intime me gruan e tij. Dy vellezerit jane mundur ta ndalojne bashkefshatarin, duke iu lutur qe te mos qellonte. "Por Karai as qe eshte menduar dy here dhe me gjakftohtesi ka qelluar me bresheri automatiku mbi Taulantin dhe Xhilianin", rrefyen banoret deshmitare. Sipas tyre, ai ka ndjekur hap pas hapi edhe te tretin, Etlevanin, por vetem e ka plagosur rende. "Na terrorizoi edhe neve, pasi nuk u mjaftua me kaq. Qendroi per 20 minuta ne fshat duke qelluar ne ajer dhe me tej iku drejt kufirit", jane shprehur banoret para grupit hetimor. Forca te shumta te Policise se Korces dhe Devollit te mbeshtetura edhe nga 20 trupa te RENEA-s, kane rrethuar Vidohoven dhe jane duke krehur vijen kufitare, ku mendohet se qendron i fshehur autori i masakres. Mjegulla e dendur dhe nata e kane favorizuar 40-vjecarin Karai, qe ndoshta mund te kete hyre ne thellesi te tokes greke. Policia e Korces ka kerkuar edhe ndihmen e policise kufitare te vendit fqinj.
Autori e kishte pergatitur ngjarjen
Ka qene dyshimi per nje lidhje jashtemartesore te bashkeshortes se autorit me 23-vjecarin Taulant Mulliri, ajo qe e ka shtyre Besim Karain te masakronte te gjithe femijet e kesaj familje. Burime te policise bejne te ditur se mengjesin e djeshem, 40-vjecari i kishte thene bashkeshortes se tij se do e vriste 23-vjecarin. Mesohet se gruaja i ka thene policise gjate marrjes ne pyetje, se qe prej mengjesit burri i saj i kishte treguar per krimin qe do te kryente, duke i thene se do te vriste dhe veten. "Do e vras ate qe me shkaterroi jeten, do vras dhe veten, por ti amanet tre femijet, t'i rritesh", i ka thene ai gruas qe nuk e kishte marre seriozisht kete paralajmerim. Por deri dje ne mbremje nuk eshte gjetur asnje gjurme te te dyshuarit, qe pas masakres ka ndjekur rrugen ne kufi, duke u fshehur. Mendohet se ai nuk ka kryer vetevrasje, por mund te jete arratisur ne vendin fqinj, ku policia shqiptare nuk e kap dot.
Nena, djemte dhe mallkimi i familjes
Duket se nje mallkim i rende ka rene mbi familjen Mulliri, qe ne kohen kur nena e tre vellezerve te masakruar ka vrare nje femije 7-vjecar ne vitin 2003. Tre djemte e familjes Mulliri, viktima te kesaj masakre, jane bijte e Liljana Mullirit, e cila vuan denimin me 25 vjet burg, pasi masakroi dhe hodhi ne pus per motive xhelozie, nipin e te dashurit te saj. I mituri Albert Xhihani, eshte gjetur i copetuar i hedhur ne pus dhe Mulliri ka pranuar se ishte ajo qe vrau femijen dhe per te fshehur krimin e kryer, e kishte ndare ate ne disa copa dhe e kishte hedhur ne nje pus. Fillimisht eshte menduar se masakra kishte lidhje me nje hakmarrje te mundshme per krimin e nenes se tyre. Por me pas, deshmite e banoreve dhe hetimet e policise, zbardhen motivin e vertete te ketij krimi makaber.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›