Karriera dhe goditja e pamerituar e Lul Bashës
Henri Çili
Demokratët, ose tamam-tamam vetë Sali Berisha, është bërë dhe një herë të fundit shumë pishman! Sikur në krye të vendit të ishte sot një president si Alfred Moisiu, apo një kryeprokuror ...si Thoedhori Sollaku, punët e maxhorancës do të kishin shkuar fjollë. Ndoshta fjollë jo, por në fakt, të paktën do të qe një luftë e një natyre tjetër. Ai do t’i kishte si gjithnjë kundërshtarët përballë, ose përtej vetes, dhe ai e di se si luftohet mirë me ta. Kurse kështu, me një president që ka qenë deri para një viti nënkryetar i Partisë Demokratike, me një Prokurore të Përgjithshme që deri dje e pagëzoi si “Silvia Konti”, duket qartë që tanimë e ka shumë më të vështirë të nisë një luftë me një president dhe me një kryeprokuror sërish. Edhe pse nuk ia përton.
Po Lulzim Basha, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, çfarë hyn në këtë fabul? Hyn, madje fort. Ai është duke shijuar anën tjetër të medaljes. Pas një promovimi spektakolar në majat e PD-së, në ministritë më të rëndësishme, vetëm 6 muaj pas futjes në politikë, për shkak se ishte dhe është i përkëdheluri i kryeministrit Berisha, është e qartë që në të njëjtën mënyrë ai duhet të paguajë kostot e shefit të tij, sikurse deri sot ka harxhuar pa masë kreditin politik që shefi i tij i ka dhënë. Edhe promovimet, Lulzim Basha i ka marrë pa meritë, edhe goditjet e sotme nuk i ka hak.
Çështja e rrugës Durrës - Kukës është një histori mjaft e ngatërruar. Aty ka brenda interesa gjeopolitike, shkelje procedurash për shkak të rëndësisë së rrugës, për shkak të firmës amerikane që do ta zbatonte atë. Në këtë rrugë ka shumë pak Lulzim Basha. Ministri i kohës i Transporteve, thjesht ka firmosur e vulosur dokumente e dosje për një çështje që përgatitej dhe avanconte nën kujdesin direkt të kryeministrit Sali Berisha. Është Berisha ai që dhe sot e kësaj dite, me zë të lartë i del për zot këtij projekti. Lulzim Basha nuk ka qenë veçse një prej 14 ministrave që kanë ngritur dorën në atë mbledhje të tersët të Këshillit të Ministrave. Plus që ka qenë ministri i linjës.
Në krye të maxhorancës po profilohet një konflikt i ri, ai mes Presidentit Topi dhe Kryeministrit Sali Berisha. Sulmet e ndërsjella kanë filluar edhe publikisht, ndërkohë që korrierët mes palëve kanë javë e muaj të tërë që sillen vërdallë me mesazhe nëpër qytet.
Brenda shumicës, ky konflikt i ri i dedikohet faktit që Bamir Topi, ish–nënkryetari i PD-së, sidomos pas ndryshimeve kushtetuese, nuk ka më asnjë shpresë për një projekt politik me Berishën. Atij me të drejtë i duhet të punojë për të ardhmen e tij politike pas 2012, dhe me të drejtë këtë të ardhme ai e sheh lidhur me PD-në. Me faj, pa faj, nuk ka rëndësi të madhe, për momentin është e rëndësishme që figura të tilla si Lulzim Basha, figurë e mbështetur fort nga Berisha edhe në funksion të planeve të ardhshme të PD-së, duhet të goditen, dhe horizonti politik duhet lënë i lirë te Partia Demokratike për të ardhmen. Ndaj aksioni aktual i Prokurorisë, mënyra se si ajo e ka trajtuar dhe po e trajton çështjen Basha, duken qartë të inkuadruara në një plan.
Ja pra pse sot Lulzim Basha ka rastin të kthejë reston e një promovimi politik të pamerituar plotësisht, duke u shndërruar në efektin kolateral të një konflikti që zhvillohet jashtë tij. E pamerituar kjo, por duhet ta heqë. Politika i ka këto.