Oketa: Misioni i Irakut mbaroi, trupat në Afganistan
Ministri i Mbrojtjes Gaz-mend Oketa, në një intervistë dhënë radios VOA u shpreh se Shqipëria do të shtojë trupat ushtarake në Afganistan. "Misioni në Irak është një mision, i cili përfundon në fund të muajit dhjetor. Për fat të mirë është një mision i përmbushur më së miri. Ky mision mund të quhet i përmbushur me sukses të plotë. Duke pasur në konsideratë situatën në Afganistan, do të shikohet mundësia e kontributit me trupa shtesë në Afganistan", deklaroi Oketa. Ministri u shpreh se "me anëtarësimin e plotë të Shqipërisë dhe Kroacisë rritet edhe siguria në rajon, e cila në fund të fundit në terma ekonomikë përkthehet, më shumë investime në Shqipëri. Këto investime do të krijojnë më tepër mundësi punësimi dhe të ardhurash për qytetarët shqiptarë”.