“Shqipëria vonë për statusin e kandidatit”
Sllovenia do të mbështesë kandidaturën e Shqipërisë për të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian.
Këtë e bëri të ditur ministri i Jashtëm i Sllovenisë, Dimitri Rupel, vendi i të cilit ka presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, deri në qershor. Por, sipas tij, nuk ka më kohë që Shqipëria ta paraqesë kandidaturën brenda këtij gjashtëmujori të presidencës sllovene. "Ju e dini që kjo gjë nuk është kaq e thjeshtë sa duket. Sllovenia e mbështet Shqipërinë me të gjithë mënyrat, por paraqitja e kandidaturës është një procedurë disi komplekse dhe disi e gjatë. Merr pak kohë para se të procedohet me gjithçka. Pra, unë jam pothuajse i sigurt se nuk do të ndodhë gjatë presidencës tonë", tha dje ministri i Jashtëm i Sllovenisë, Dimitri Rupel.