E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karta e identitetit nuk e zëvendëson certifikatën për çdo shërbim

Autori i Lajmit: RedaksiaCertifikatat do të vazhdojnë të jenë pjesë e dokumentacionit për individët që duan të përfitojnë nga skemat e ndihmës sociale apo edhe pensionin e pleqërisë, të paktën edhe për disa kohë. Edhe pse vendimi i Këshillit të Ministrave ka qartësuar se që prej një janarit karta e identitetit do të jetë dokumenti bazë për identifikimin e shtetasve shqiptarë, certifikata duket se nuk del jashtë loje. Shumë institucione e argumentojnë kërkesën e saj si domosdoshmëri për shumë elementë që karta e identitetit nuk i ka. "E kërkojmë certifikatën familjare për të verifikuar, numrin e personave në familje, për të verifikuar rastet kur pensionisti nuk e merr vetë pensionin, për rastet kur kërkohet përfitimi i rimbursimit të energjisë etj.", - thotë M.Selita, punonjëse e gjendjes civile. Të detyruar për të plotësuar dokumentacionin përkatës, shtetasit shqiptarë duhet të kenë kartën e identitetit fillimisht, dhe më pas edhe certifikatën për të plotësuar të dhënat e nevojshme rreth tyre.

Ky lajm është publikuar: 29/01/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›