E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga 3 vrasësve të Jorgo Zisos pas 14 vitesh

Autori i Lajmit: Redaksia
Tre prej autorëve që vranë në sy të gruas dhe vajzës, Jorgo Zison, pronarin e një lokali në fshatin Dyrmish të Sarandës janë vënë në pranga vetëm dje, ndërsa i dyshuari i fundit i bandës së vetëquajtur “Grupi i Zjarrit” është shpallur në kërkim.
Atëherë kur autorët kishin menduar se ja kishin hedhur, dhe nuk po zbuloheshin nga policia janë befasuar, pasi Prokuroria e Sxarandës ka rihapur dosjen e vitit 1996 me kërkesë të gruas së Zisos, Gafuro Ziso. “Bashkëshortin ma vranë para syve të mi dhe vajzës së vogël, ndaj dua drejtësi”, kështu mësohet të ketë deklaruar në polici gruaja e viktimës, Ziso.
Dëshmia e gruas
Policia e Sarandës bëri me dije se arrestimi i tre personave të dyshuar u bë pasi prokuroria e rrethit Gjyqësor Sarandë më 23 prill 2009 ka rihapur dosjen, me kërkesë të familjes së viktimës. Kështu policia ka arritur të arrestojë Shahin Servet Ismailin, banues në fshatin Gjashtë rrethi Sarandë. Edvin Nebi Kamberajn, banues në fshatin Metoq, Sarandë. Metush Laver Bushaj, banues në fshatin Gjashtë, rrethi Sarandë. Prokuroria sqaroi se, mbi deklarimin e të dhënave nga bashkëshortja e të ndjerit Jorgo Zisi, Gafuro Zisi, të cilës i është marrë dëshmi e hollësishme në lidhje me ngjarjen e ndodhur në lokalin e saj në muajin korrik të vitit 1996. Prokuroria tha se mbi këtë bazë më datë 22.06.2009 është rifilluar hetimi në lidhje me procedimin penal duke u regjistruar procedimi penal me nr 180, për veprën penale ”Vjedhje me pasojë vdekjen”.
Ngjarja
“Ngjarja e rëndë ka ndodhur në muajin korrik të vitit 1996, ku pavarësisht mungesës së provave Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Sarandë në bashkëpunim me policinë ka arritur të rihapë dhe rimbledhë provat e të dhënat e kësaj ngjarje”, sqaroi prokuroria. Sipas saj, për ngjarjen e vitit 1996 nuk ka pasur të dhëna për numrin e procedimit apo për persona të dyshuar në kryerjen e veprës penale, pasi për shkak të trazirave të ndodhura në muajin mars të vitit 1997, fashikulli i procedimit në Prokurori dhe Gjykatë janë djegur dhe personat janë shmangur nga përgjegjësia penale. Pavarësisht mungesës së provave, për këtë dosje të vitit 1996, gati të mbyllur Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Sarandë, në bazë të dhënave të mbledhura arriti të ndalojë tre shtetas. Në lidhje me këtë procedim penal rezulton se: Në fshatin Dyrmish të rrethit Sarandë, në muajin korrik të vitit 1996 është kryer vjedhje e një sasie valute (dhrahmi) e shtetasit (të ndjerit) Jorgo Zisi, të cilin më pas autorët pasi kanë mundur të marrin sasinë e parave të ndodhura në kasafortë njëri prej autorëve ka ekzekutuar me thikë shtetasin, Jorgo Zisi.

Ky lajm është publikuar: 29/01/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›