Ndihmë ekonomike për 963 familje të përmbytura
Autori i Lajmit: Redaksia
Që prej 1 janarit të këtij viti Shërbimi Social Shtetëror ka futur në skemën e ndihmës ekonomike 963 familje të dëmtuara nga përmbytjet në 8 komunat e Shkodrës. Drejtori i Përgjithshëm i këtij shërbimi shprehet se ndihma e menjëhershme për këto familje është mundësuar pa kërkuar asnjë shtesë në buxhet. "Nga 1731 familje të evidentuara si të përmbytura, 936 janë futur në mënyrë të menjëhershme në skemën e ndihmës ekonomike, ndërkohë që 123 familje të tjera kanë qenë dhe më parë në skemë kanë vazhduar të marrin ndihmën e dhënë. Për numrin e familjeve të shtuara nuk është kërkuar fond shtesë në buxhet, por është mundësuar me buxhetin aktual, i cili për këtë vit pësoi rritje. Aktualisht, në të gjithë qarkun e Shkodrës trajtohen me ndihmë ekonomike, rreth 16 mijë familje.
Ky lajm është publikuar: 29/01/2010