Karta identiteti për ata pa pasaportë, shpërfillet vendimi
Shpërfillet vendimi i qeverisë për të lënë një hapësirë njëmujore për pajisjen me karta identiteti vetëm të personave që nuk kanë pasaporta. Pavarësisht vendimit për të mos lejuar nga 1 prilli deri më 1 maj aplikimin e atyre që kanë pasaporta të vlefshme, zyrat e aplikimit në të gjithë vendin reagojnë në mënyra të ndryshme. Diku njerëzit kthehen mbrapsht sapo mësohet se kanë një dokument të vlefshëm për votim, diku tjetër lejohen të aplikojnë pa asnjë pengesë.
Rasti që e ilustron më së miri shpërfilljen e vendimit të qeverisë është aplikimi për kartë identiteti nga ana e kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, në prani edhe të mediave. Dako, i cili zotëron dy pasaporta të vlefshme për votimet - një pasaportë normale dhe një pasaportë shërbimi - u paraqit dje në zyrat e aplikimit të rajonit numër 2 në Durrës dhe pasi dorëzoi kuponin, plotësoi formularin, dha shenjat e gishtave dhe bëri foton. Askush nga punonjësit e zyrës në fjalë nuk i kujtoi kryebashkiakut se aplikimi i tij binte në kundërshtim me rregullat dhe gjithçka shkoi normalisht.
Vetë zoti Dako sqaroi dje në një bisedë telefonike me gazetën, se ishte në dijeni të vendimit të qeverisë, por nuk hezitoi të aplikonte, me qëllimin që të nxisë sa më shumë qytetarë të pajisen me karta. "Unë nuk kam nevojë për kartë identiteti për të marrë pjesë në votime, pasi kam pasaportë, por shkova të shoqëroja nënën që të aplikonte dhe e shfrytëzova këtë rast për të aplikuar vetë dhe për të bërë një thirrje për qytetarët që të aplikojnë", tha Dako.
Ndërkohë, mësohet se, megjithëse është miratuar një vendim për përjashtimin e përkohshëm nga aplikimi për karta të personave që kanë pasaporta, Ministria e Brendshme nuk ka njoftuar me shkrim të gjitha zyrat e gjendjes civile që përgjigjen për procesin.
Nëpunës të gjendjes civile në disa minibashki të Tiranës konfirmuan dje për gazetën "Shqip" se nuk kanë marrë asnjë udhëzim apo urdhër me shkrim për të mos lejuar aplikimet për pajisje me karta të atyre që kanë pasaporta.
"E kemi dëgjuar nëpër televizione Kryeministrin dhe nuk po e lejojmë aplikimin e personave pa pasaporta, por zyrtarisht nuk na ka ardhur asnjë shkresë për këtë çështje", thotë një punonjëse e gjendjes civile në një nga minibashkitë e kryeqytetit.
Zyrtarisht figurojnë 700 mijë persona të papajisur me pasaporta, të cilët humbasin të drejtën e votës, nëse deri më 28 qershor nuk marrin karta identiteti. Pas thirrjeve të opozitës, qeveria vendosi më 31 mars të linte një periudhë njëmujore për pajisjen me karta të personave të kësaj kategorie.
Falas për të varfrit!
Bashkë me thirrjen drejtuar qytetarëve për t‘u pajisur me karta, kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, i bëri dje një thirrje Kryeministrit Berisha, që të japë karta falas për të varfrit: "Qeveria duhet t‘i mbështesë për të mos i privuar ata nga vota, për shkak të gjendjes shumë të vështirë ekonomiko-financiare"
Vendimi
Ndalimi i aplikimit për
ata që kanë pasaporta
Në mbledhjen e fundit të muajit mars, Këshilli i Ministrave përcaktoi afatin 1 prill-1 maj si periudhë aplikimi për kartat e identitetit vetëm për shtetasit pa pasaportë. Të gjithë personat që janë të pajisur me pasaportë, kanë të drejtë të aplikojnë vetëm pas datës 1 maj, në të kundërt do të përballen me penalizime. "Nëse nga grupet e monitorimit vërehen gjatë aplikimit shkelje të afateve e të procedurave të parashikuara në këtë vendim, nga punonjësit përkatës të zyrës së gjendjes civile, për shtetasit që disponojnë pasaportë, kostoja e aplikimit do t‘i ngarkohet punonjësit përgjegjës", është shprehur Kryeministri Berisha në mbledhjen e qeverisë.