E Diel, 1 Nëntor 2026

Optimizmi, ndjenja që të zgjat jetën

1- Kundër të ftohtit dhe infeksioneve Një numër i madh studiuesish sugjerojnë se të qenit pozitiv e optimist
është një nxitje shumë e madhe për sistemin imunitar
dhe këto gjendje shpirtërore luftojnë infeksionin. Një studim
i Universitetit të Pitsburgut ka dalë në përfundimin se pozitiviteti
që karakterizohet nga të qenit i lumtur, i gjallë dhe i qetë, lidhet
edhe me rezistencën ndaj gjendjeve gripale.
2- Kanceri
Gratë që janë të lumtura dhe optimiste mund të kenë një rrezik
më të ulët se gratë e tjera për sa i përket zhvillimit të kancerit të
gjirit. Sipas një studimi, rrezik për kancerin e gjirit janë edhe humbjet
e mëdha që pësojmë në jetë dhe hidhërimet. Marrëdhënia mes
gjendjes së mirë shëndetësore dhe asaj shpirtërore është shumë
më e ngushtë nga sa mendojmë.
3- Depresioni
Disa kërkues të Universitetit të Shëndetit Mendor në Holandë
monitoruan 464 burra për 20 vjet me radhë. Gjatë kësaj kohe, 44%
tyre kishin shenja depresioni. Ata që nuk kishin shfaqur shenja
të tilla, ishin pikërisht ata që shquheshin për karakterin e tyre
gazmor dhe optimist.
4-Vdekshmëria
Një tjetër studim në lidhje me rolin që luan gjendja e mirë
shpirtërore te shëndeti nxori në pah edhe lidhjen e dëshpërimit
me vdekshmërinë. Ndjenjat pozitive, ato të kënaqësisë, të shpresës,
optimizmit, sensit të humorit janë të gjitha pro jetëgjatësisë.
5- Presioni i lartë
Presioni i ulët e i lartë varen shumë nga gjendja shpirtërore.
Një studim i Universitetit të Helsinkit, i kryer tek adoleshentët,
doli në përfundimin se pesimistët kishin një tension më të lartë
të gjakut në mëngjes dhe në mbrëmje, ndryshe nga optimistët,
që ishin shumë më të ekuilibruar. Te të gjithë njerëzit, por veçanërisht
tek adoleshentët, gjendja emocionale luan një rol shumë
të rëndësishëm dhe optimizmi është një faktor kyç për mirëqenien
e shëndetin e tyre.
6-Sëmundjet e zemrës
Mendjet pozitive kanë një risk 55% më të ulët se të tjerët në rastin
e vdekjeve nga sëmundjet e zemrës. Ndërkohë, ka mbetur ende një
pyetje pa përgjigje, ajo se si ndikon optimizmi në sëmundjet kardiovaskulare,
por kjo nuk ka shumë rëndësi kur thelbi është se një
zemër e gëzuar është edhe një zemër e shëndetshme njëherazi.
7- Dhimbja
Optimizmi është edhe një aleat i rëndësishëm i yni për sa i përket
dhimbjes. Ata që janë mirë me humor, thonë se përjetojnë më
pak dhimbje se të tjerët. Studimet e mëtejshme do të bazohen te
mënyra se si faktorët psiko-socialë mund të ndikojnë te mjekimet
e dhimbjes.
8- Jetëgjatësia
"Qesh dhe bota do të ta kthejë buzëqeshjen". Kjo nuk është
vetëm një fjalë e urtë, por edhe një e vërtetë e madhe, pasi, sipas
studimeve të ndryshme, njerëzit që janë me humor jetojnë më gjatë
se ata që e shohin gjysmën e gotës të zbrazët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›