E Diel, 1 Nëntor 2026

Poni: Taksat e bashkisë, pengesë për kartat

Ministria e Brendshme kërkon nga Bashkia e Tiranës që të heqë të gjithë taksat për qytetarët, të cilët duan të marrin një certifikatë. Zv/ministri i Brendshëm, Ferdinand Poni, ka bërë me dije se qytetarët e Tiranës për të marrë një certifikatë u duhet të paguajnë më parë të gjitha taksat lokale, të cilat, sipas tij, në kryeqytet janë katërfishuar dhe kjo e rrit artificialisht vlerën e kartës së identitetit. Sipas tij, kërkesa e Ministrisë së Brendshme për Bashkinë e Tiranës është që të heqë për këtë vit të gjitha taksat dhe tarifat e tjera, përveç taksës për biznesin e vogël, në mënyrë që të ndihmojë në përmirësimin e klimës së biznesit dhe të inkurajojë pajisjen me karta identiteti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›