Sori i “Big Brotherit” kandidat për deputet
05/05/2009 Demokristianët në Vlorë
Partia Demokristiane e drejtuar nga Nard Ndoka ka hapur fushatën elektorale në qytetin e Vlorës. Gjatë një takimi me simpatizantë të kësaj partie Ndoka ka prezantuar Baki Jazajn, i cili kryeson listën e kandidatëve për deputetë në këtë zonë. Por më i rëndësishëm se personi i parë në listë është prezantimi i Qetësor Ferrutit, si pjesë e kandidatëve për deputetë. Vetë Ferruti është një pjesë e “reality show”, “Big Brother”. Ky spektakël ka nisur në fillim të muajt shkurt të këtij viti dhe të gjithë konkurrentët janë mbyllur brenda një shtëpie dhe janë tërësisht të izoluar nga gjithçka ndodh me botën jashtë tyre. Ashtu si pjesëtarët e tjerë të këtij spektakli edhe Qetësori, i njohur ndryshe për të gjithë si Sori i “Big Brother”, nuk është në kontakt me askënd përtej mureve të kësaj shtëpie dhe nuk ka asnjë kontakt me të afërmit e tij në qytetin e Vlorës. Duket se PDK-ja e Ndokës përpiqet të përfitojë ndonjë votë plus nga vlonjatët, duke shfrytëzuar figurën e Sorit. Ndoshta mes Ndokës dhe Sorit mund të ketë pasur ndonjë kontakt para nisjes së këtij spektakli, por asgjë nuk është e sigurt. Madje, dyshimi se gjithçka mund të jetë organizuar pa dijeninë e Sorit pikërisht nisur nga fakti se ai nuk ka asnjë lidhje me çka ndodh jashtë shtëpisë ku është ngujuar. Organizatorët e spektaklit “Big Brother” kanë vënë në dispozicion për fituesin e këtij reality show një shumë prej 70 mijë eurosh dhe Sori shihet si një ndër pretendentët kryesorë për të fituar këtë grusht të mirë parash. Ku i dihet, në qershor mund të fitojë një garë tjetër dhe në vjeshtë të bëhet deputet!