Kartat e identitetit konfliktojnë KQZ-në
05/05/2009 Anëtarët e opozitës kërkojnë listat e shtetasve pa pasaportë, jo numrin
Anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të opozitës kanë kërkuar nga Ministria e Brendshme që të paraqesë pranë institucionit të tyre informacion në lidhje me ecurinë e procesit të pajisjes me karta identiteti të shtetasve që nuk disponojnë pasaportë. Duke iu referuar disa parregullsive të vërejtura në disa KZAZ, ata kërkuan listën e personave dhe numrin e tyre. Dyshimet kanë konsistuar mbi përfshirjen në evidencë edhe të personave që realisht kanë pasaporta dhe janë pajisur me karta identiteti.
Debatet
Numri i saktë i atyre që nuk kanë pasaportë dhe as nuk janë pajisur me letërnjoftime, ka qenë shqetësim i dy anëtarëve të KQZ-së: Artan Lazaj dhe nënkryetares së Dëshira Subashi. Gjatë mbledhjes së djeshme të institucionit kryesor të administrimit të zgjedhjeve Lazaj i kërkoi publikisht dikasterit të Bujar Nishanit që të dërgojë sa më parë në KQZ listën e plotë të personave pa pasaportë që kanë marrë kartat e identiteti, duke kujtuar se ky është një detyrim ligjor. “Kërkoj që në respektim të detyrimit të saj ligjor Ministria e Brendshme të sjellë pranë KQZ-së listën e plotë dhe jo vetëm numrin e shtetasve që s’kanë pasaportë dhe sa prej tyre janë pajisur me letërnjoftimet”, - tha ai gjatë mbledhjes së djeshme. Kërkesa e tij erdhi pas disa parregullsive që ai vetë kishte vërejtur në KZAZ-në e Gjirokastrës. Kërkesa e tij u mbështet edhe nga nënkryetarja dëshira Subashi, e cila gjithashtu përsëriti kërkesën e saj për të disatën herë që informacioni i hollësishëm të vijë në kQZ për këtë çështje. Madje, ajo njoftoi se për të gjitha këto do të vihen në dijeni institucionet ndërkombëtare. “Ministria e Brendshme e ka të detyrueshme nga ligji elektoral që të informojë një herë në muaj pranë institucionit që menaxhon zgjedhjet për listat e zgjedhësve që nuk kanë dokumente identifikimi. Nuk ka ardhur në KQZ lista e personave që nuk disponojnë dokument për të qenë në qendrën e votimit në 28 qershor”, - tha ajo.
Kundërargumentet
Kundër këtyre pretendimeve është deklaruar vetë kryetari i KQZ-së, i zgjedhuri i Partisë Demokratike Arben Ristani, i cili, pasi citoi nenin 179 të Kodit Zgjedhor, tha se në të nuk përcaktohet në asnjë pikë se në cilën kohë. “Ministria e Brendshme informon në mënyrë periodike jo më pak se një herë në muaj KQZ-në në lidhje me ecurinë e pajisjes së shtetasve me karta identiteti sipas pikës 2. Pra, detyrimi për ta informuar KQZ-në jo më pak se një herë në muaj është vetëm për ecurinë e procesit. Lista e shtetasve do të dorëzohet në KQZ. Se kur, nuk e thotë ligji”, - arsyetoi kreu i KQZ-së.
Evidencat
Në shkresën e fundit që Ministria e Brendshme ka dërguar pranë KQZ-së deklarohet se numri i shtetasve pa pasaportë është rreth 400 mijë, ndërkohë që pak ditë më parë drejtori i përgjithshëm i Gjendjes Civile Armand Teliti deklaroi shifrën 250 mijë.
Kodi Zgjedhor
Lista e shtetasve që nuk disponojnë pasaporta i dorëzohet KQZ-së. Ministria e Brendshme informon në mënyrë periodike, jo më shumë se një herë në muaj, KQZ-në në lidhje me ecurinë e procesit të pajisjes me karta identiteti të shtetasve që nuk disponojnë pasaportë.