E Diel, 1 Nëntor 2026

Kartat, Islami: Qeveria vendos taksë për të votuar

 

BLEDAR HOTI

Opozita kërkon një seancë të posaçme me firmën “Aleat” për t’u njohur me ecurinë e procesit për pajisjen e shtetasve me kartat e identitetit. Pas takimit të zhvilluar në komisionin parlamentar ad-hoc për zgjedhjet, nënkryetari i këtij komisioni, socialisti Kastriot Islami shprehet se është kërkuar që të zhvillohet një takim me firmën e prodhimit të kartave të identitetit, “Aleat”. Zyrtari socialist u shpreh se, “informacioni që merr Kuvendi është i copëzuar dhe në vonesë”. “Nuk është as në formatin, e as me freskinë e duhur ky informacion. Dhe na është dhënë shpjegimi që ka pasur një problem komunikimi midis qeverisë dhe kompanisë ‘Aleat’. Pra, ne jemi të pakënaqur nga mënyra se si ky informacion ka ardhur, si për sa i përket kohës, freskisë dhe formatit”, theksoi Islami. Ndërsa përfaqësuesi i PD-së në këtë komision, Osman Metalla, u shpreh se ecuria e pajisjes me karta identiteti ka qenë e mirë. “Kanë aplikuar rreth 400 mijë shqiptarë, ndërsa janë përcjellë rreth 200 mijë karta në vendet e shpërndarjes, kurse nga qytetarët janë tërhequr mbi 70 mijë të tilla”, tha Metalla. Meqenëse Ministria e Brendshme në shkresën e saj shprehet se, “nuk ka ndonjë marrëveshje në kontratë me ALEAT për raportim të tillë”, komisioni ka vendosur që ta thërrasë vetë firmën në Kuvend. Islami theksoi se opsioni i PS-së për kartat falas është keqkuptuar nga maxhoranca. “Qëndrimi i maxhorancës të kujton në mënyrë asimetrike taksën që ekzistonte para 50 vitesh në SHBA për votuesit, çka i pengonte ata të shkonin të votonin. Kjo taksë tashmë ka 50 vite që është hequr dhe ekziston në Shqipëri, kjo ndodh në një moment kur personalitetet e Shqipërisë do të shtrëngojnë dorën me presidentin amerikan, Obama. Akoma më keq bie kjo, ku në kuadrin ‘Shqipëria 1 euro’, vjen në Shqipëri dhe bën 50 milionë euro fitim zoti Fazlliç”, deklaroi Islami. PS-ja ka pasur pretendime edhe në lidhje me mungesën e informacionit sipas qyteteve dhe aplikimeve.
Raportimi i KQZ-së
Në komisionin parlamentar ad-hoc kanë raportuar dy drejtuesit e KQZ-së, Arben Ristani dhe Dëshira Subashi. Ata u janë përgjigjur interesimit të deputetëve lidhur me ecurinë e procesit të ngritjes së administratës zgjedhore. Kreu i KQZ-së, Arben Ristani ka deklaruar se, “deri më tani nga momenti i konstituimit të KQZ-së më 5 shkurt e deri më 28 mars janë miratuar 38 vendime dhe 9 udhëzime, në funksion të problematikës së zgjedhjeve të ardhshme”. “Ngritja e komisioneve të nivelit të dytë, KZAZ-ve përfundoi dje (2 prill) në të gjithë vendin, ndërsa sot pritet të përfundojë ngritja e tyre edhe në Tiranë”, tha Ristani. Nënkryetarja e KQZ-së, Subashi, shprehu rezervat e saj në lidhje me mënyrën e marrjes në punë të administratës së re. “Mund të them se 50% e administratës është marrë me urgjencë dhe është pa eksperiencë dhe nuk është e trajnuar për procesin zgjedhor”, tha Subashi. Ndërsa ka kërkuar më tepër impenjim në lidhje me procesin e hartimit të listës përfundimtare të zgjedhësve. “Afati po shkon drejt përfundimit, por duhet të realizohet, sepse po skadon afati i listave dhe nuk do të ketë kohë për procedurat e ankimimit administrative nga ana e zgjedhësve nëse nuk janë në listë”. Ndërsa afati i fundit për verifikimin e emrit në lista të zgjedhësve është data 28 prill. Anëtarët e komisionit janë interesuar më pas për takimin e zhvilluar me dyer të mbyllura, ku deputetët kanë kërkuar të njihen edhe me procesin e monitorimit të zgjedhjeve me anë të kamerave, ku projekti pritet të bëhet publik në ditët në vijim.

Të dhënat për kartat

Kompania ka dërguar listën e ID e aplikuesve
me karta dhe janë         227.000 ID.

Të dhënat më të fundit:

Numri total i aplikimeve         392.298

Numri i letërnjoftimeve
(kartave) të prodhuara        181.283

Numri i letërnjoftimeve

Të tërhequra             66.609

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›