OK kontratës kolektive me policinë
TIRANE - Është firmosur dje Kontrata Kolektive ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe Sindikatës së Punonjësve të Policisë. Kontrata u firmos nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ahmet Prençi dhe kryetari i Sindikatës së Punonjësve të Policisë, Sadedin Fishta dhe shërben për rregullimin e marrëdhënieve juridike të punës dhe respektimin e të drejtave dhe detyrimeve ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe Sindikatës së Punonjësve të Policisë. Kjo kontratë përfshin jo vetëm punonjësit e policisë në detyrë, por edhe ata që trajtohen me pagesë kalimtare, pension të parakohshëm dhe ata me pension pleqërie. Për herë të parë në historinë e policisë shqiptare krijohet një sindikatë për të mbrojtur interesat e çdo punonjësi policie. “Kontrata e nënshkruar tregon se Policia e Shtetit çdo ditë e më tepër po shkon drejt konsolidimit dhe përafrimit të saj me policitë homologe të vendeve evropiane”, është shprehur Prençi.