Kartat, LSI: Procesi në rrezik
Tiranë -Lëvizja Socialiste për Integrim theksoi sot se marrëveshja midis PS-së dhe PD-së, për çmimin e kartave, nuk po funksionon siç duhet. Në një deklaratë, deputeti i LSI-së Dritan Prifti theksoi se “procesi për të marrë këtë kartë është një proces shumë i ndërlikuar, i bërë sigurisht me hile nga Partia Demokratike dhe me naivitet nga Partia Socialiste, sepse që të marrësh me 200 lekë kartën e re të identitetit çdo shtetas duhet të paraqitet personalisht pranë zyrave të postës, pavarësisht moshës që kanë, punëve që kanë, etj”.
Ai ka theksuar se listat e shtetasve pa pasaportë të dërguara nga Ministria e Brendshme, kanë pa saktësi të mëdha, duke nënvizuar se për të marrë kuponin e aplikimit, qytetarët duhet të përballen me burokraci të mëdha. “Procedura dhe kosto të cilat shkojnë sot më shumë sesa 2000 lek të reja në qoftë se njerëzit do ti përkushtohen këtij procesi. Dhe për këtë arsye ka dështuar pra procesi i pajisjes së shtetasve shqiptarë me kartat e reja të identitetit me 200 lekë. Ka dështuar standarti më i rëndësishëm i zgjedhjeve të lira”-theksoi Prifti.
Deputetit i LSI-së, tha se janë 300 mijë shtetas që akoma nuk janë pajisur me kartën e identitetit, “të cilët sot në momentin që flasim i është hequr e drejta e votës, nga një marrëveshje naive dhe hileqare e bërë mes dy forcave politike”.
Në emër të LSI-së, Prifti ka kërkuar që çdo shqiptar i cili nuk e ka kartën e identitetit duhet të shkojë te posta të blejë kuponin 200 lek dhe të shkojë të bëjë letërnjoftimin.