E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu: Prona, prioritet

Laç - Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu është ndalur në Laç, në takime me simpatizantë të kësaj partie, ku ka deklaruar se prona private duhet të zgjidhet patjetër, si një prioritet kryesor në mandatin e dytë qeverisës të maxhorancës së djathtë. “Prona private duhet të zgjidhe patjetër, si një nga prioritetet kryesore në mandatin e dytë qeverisës, dhe kjo duhet të bëhet në radhë .të parë duke abroguar ligjin për tokat dhe fermat bujqësore, për t’i kthyer pronarit të ligjshëm atë që i takon”-theksoi Mediu.

Ai shtoi më tej se “duhet të përcaktohet sa më shpejt fondi për kompensimin e ish-pronarëve, pasi nuk mund të kemi një ligj pa një faturë financiare. Kthimi dhe kompensimi i pronës private është një akt që duhet kryer sa më shpejt" duke shtuar se “ne të gjithë jemi tashmë pjesë e një të ardhme premtuese, me projekte të realizuara dhe reforma të suksesshme ku Partia Republikane dhe vizioni i saj, janë pjesë e këtij realiteti të prekshëm nga të gjithë, duke qenë partnerë të qëllimeve të mëdha”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›