Kartat, Ministria e Brendshme padi ndaj abuzuesve
Ministria e Brendshme padit ne prokurori personat te cilet demostruan publikisht ne sallen e parlamentit karta identiteti te fallsifikuara si dhe te gjithe poseduesit dhe personat qe kane dijeni per to. Zv/ministri Ferdinant Poni, ne nje konference per shtyp, tha se objekti i padise ishte per prodhim te dokumentave te falsifikuar te identifikimit si dhe per perhapje te panikut.
“Ministria e Brendshme e Republikës së Shqipërisë, ka depozituar kallezimin penal me objekt: Kallëzim për veprat penale të “Falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave ose të vizave” dhe të “Përhapjes së informatave të rreme që ngjallin panik”,parashikuar nga nenet 189 dhe 267 të Kodit Penal. Parashtrimi i fakteve qe cuan ne kete veprim te Ministrise se Brendshme eshte ai qe tashme njihet boterisht: Në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë të datës 4 Mars 2010, është deklaruar publikisht se ka prova e fakte të cilat disponohen nga ana e deklaruesve, në lidhje me qarkullimin dhe përdorimin nga persona të ndryshëm të kartave të identitetit false (letërnjoftimeve elektronikë). Ky pohim është ripërsëritur nga mediat e shkruara që kanë komentuar fjalë për fjalë debatin publik” tha Poni.
Perfaqesues te opozites, demostruan ne sallen e parlamentit ne nje prej seancave plenare, karta identiteti te falsifikuara me te cilet pretendonin se ishin perdorur ne zgjedhjet e 28 qershorit.
Denada Shkodrani