PS-PD, nuk arrihet marrëveshja për kutitë
Nuk ka zgjatur as 24 orë mirëkuptimi mes maxhorancës dhe opozitës për komisionin hetimor të zgjedhjeve. Amendamentet e demokratëve sanksiononin qartë që hapja e kutive dhe hetimi i zgjedhjeve për dy vjet ishin të pamundura. Kjo ishte arsyeja përse deputetët e selisë rozë braktisën seancën e Komisionit të Ligjeve duke mos dhënë dhe një përgjigje të saktë nëse në 18 mars do të jenë në parlament për të votuar projekt/ligjin e tyre. (UPDATED)
“Ishte thjesht një hipokrizi për shkak sepse relacioni i paraqitur dhe në mënyrë të veçantë amendamentet e sotme të cilat janë shprehje, reflektim i qëndrimit politik që lidershipi politik, kryeministri Berisha ka për iniciativën tonë ligjore, rrëzon në thelb atë cfarë ne kemi kërkuar, mundësinë e trajtimit si provë të kutive zgjedhire në procesin hetimor parlamentar ” tha Xhafa.
Megjithatë Komisioni Ligjeve votoi nen për nen projektligjin për ngritjen e komisionit hetimor, por pa nenin 4 të tij. Varianti që do të shkojë në seancë plenare të enjten bazohet pothuajse tërësisht në amendimet që mbajnë firmën e Eduard Halimit, Edi Palokës dhe Gent Strazimirit.
“Të ngrihesh nga tavolina e komisionit sepse nuk do të votosh pro themelit të shtetit tënd, themelit kku ti ushtron aktivitetin tënd politik është së paku absolute. Nuk mund të bëhet sakrifica për hir të qënies së tyre këtu duke hequr themelin mbi të cilin ngrihet gjithë shteti. Prandaj është ushtrim I pamundur ajo që zoti Xhafa na vendosi sot në tavolinë, ajo që zoti Xhafa na kërkoi ne të miratojmë” tha Rusmajli.
Shumica rrëzoi nenet e draftit te opozites, nepermjet te cilave Partia Socialiste kerkonte hetim te kutive për 2 vjet , dhe shumicen ne komisionin hetimor parlamentar te zgjedhjeve te 28 qershorit. Do të jetë grupi parlamentar i PS-se ai që do të përcaktojë qëndrimin që do mbajë në 18 mars, datë e përcaktuar si limit nga Komisioni Europian për zgjidhjen e krizës.
Elona Gjylmi Azhornuar së fundi ( e martë , 16 mars 2010 ) < I mëparshmi