E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kartat, Ndoka: Procesi jo transparent, PD po manipulon zgjedhjet

Edhe nga blloku i partive të djathta janë hedhur dyshime të forta për sa i përket procesit të aplikimit dhe shpërndarjes së letërnjoftimeve elektronike. Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, shprehet se ka tendenca manipulimi nga ana e Partisë Demokratike që sipas tij po blen kuponët e kartave për njerëzit e vetë. Ai e cilëson këtë si strategji të Berishës për të manipuluar zgjedhjet. Pra, nuk është vetëm e majta që është e shqetësuar për procesin e aplikimit dhe shpërndarjes së kartave të identitetit edhe demokristianët pak më shumë se tre javë nga data e zgjedhjeve japin alarmin për një proces, i cili rrezikon seriozisht zgjedhjet e 28 qershorit. Ajo që realisht na shqetëson është se procesi nuk është transparent. Ne kemi informacione të sakta që PD-ja po manipulon qytetarët nëpërmjet pajisjes me kuponë duke i ofruar mundësi pa pagesë, persona që tenton ti manipulojë për votat duke lënë jashtë procesit ato familje të cilat janë në varfëri. Është një lloj strategjie e cila ka efekte shumë negative dhe tendenca për manipulimin e zgjedhjeve ekziston. Pra kjo është frika që rritët çdo ditë aq më tepër sa i afrohemi ditës së ditës së zgjedhjeve, u shpreh kreu i PDK-së Ndoka.  Për të mos vënë në dyshim mbajtën e zgjedhjeve sipas standardeve më 28 qershor dhe jo mbajtjen e tyre përtej kësaj date, Ndoka i sugjeron një tryezë të gjitha partive politike  

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›