E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDS, Milo: Vota për ne, ekuilibër politik

Partia Demokracia Sociale prezantoi kandidatët në qytetin e Lezhës. Kryetari i PDS-së Paskal Milo u shpreh se vota për të majtën sjell ekuilibrat politik e qeverisës në vend. Më tej, Milo tha se PDS-ja sjell alternativën e një qeverisjeje të mirë. Duke votuar për Demokracinë Sociale keni votuar për një ekuilibër politik të domosdoshëm për të ardhmen e qeverisjes. Shqipëria ka nevojë për një ekuilibër politik e qeverisës. Edhe alternativa e PDS nesër në qeverisjen e vendit është e nevojshme, theksoi Milo gjatë fjalës së tij në qytetin verior.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›