Kartat, PS: Aplikoni
Tiranë -Partia Socialiste theksoi sot se vendimi i qeverisë për pajisjen e shtetasve me karta identiteti, nuk po gjejnë zbatim nga strukturat lokale dhe në shërbimin postar. “Në shumë agjenci postare shtetasit pa pasaportë, që nuk e kanë emrin në listat e Ministrisë së Brendshme nuk po pajisen me kupon kundrejt tarifës 200 lekë, me pretekstin se duhet të dorëzojnë një vërtetim nga policia se nuk disponojnë një të tillë. Ky fenomen është konstatuar në filialet e postave të njësive 1, 2, 4, 5, 7, 9, 11 në Tiranë. E theksojmë që kjo kërkesë është në kundërshtim me vendimin në fjalë pasi shtetasi duhet vetëm të nënshkruajë formularin përkatës që nuk disponon pasaportë”-tha Damian Gjiknuri, nënsekretar për Çështjet Ligjore në PS.
Ai tha se më tej se sistemi i zyrave të aplikimit akoma nuk është shtrirë në të gjithë vendin duke rrezikuar seriozisht procesin. “Partia Socialiste është gjithashtu thellësisht e shqetësuar se akoma në 38 njësi vendore nuk janë hapur zyra aplikimi, duke rrezikuar seriozisht që mbi 25 mijë zgjedhës në këto njësi të mos kenë mundësi të pajisen me dokumentin e kërkuar”-vijoi Gjiknuri.
Në emër të Partisë Socialist , ai ka dënuar heshtjen e Ministrisë së Brendshme në lidhje me kërkesat e anëtarëve të opozitës në komisionin Ad Hoc sidomos për fatin e pasaportave të vjetra që ndodhen akoma në magazinat e Ministrisë së Brendshme dhe procedurat që po ndiqen me to.
Në fund të deklaratës, Partia Socialiste i ka bërë thirrje qytetarëve pa pasaportë të aplikojnë sa më parë në të gjithë vendin dhe të mos dekurajohen nga pengesat e zyrave postare, duke denoncuar në çdo rast pengesat.