“Në politikë për të rikrijuar ëndrrën tonë të dhjetorit”
06/05/2009 Ish-kryeministri Aleksandër Meksi lidh besën me “Polin e Lirisë”
Dashamir Shehi dhe Nard Ndoka përcjellin vlerësimet maksimale
Aleksandër Meksi, ish-kreu i qeverisë në katër vjetët e parë të pluralizmit politik në Shqipëri, themelues i Partisë Demokratike dhe pjesëmarrës tepër aktiv lëvizjen e dhjetorit 1990, pas rreth 13 vjetësh në heshtje ka thyer akullin dhe deklaroi angazhimin e tij konkret në politikën shqiptare. Ai ka shpallur përfshirjen në koalicionin politik të qendrës së djathtë “Poli i Lirisë” në funksion të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 28 qershorit. Meksi do të jetë emri i parë në listat e kandidatëve për deputetë të koalicionit “Poli i Lirisë” në Qarkun e Tiranës. Gjatë konferencës së djeshme për shtyp ai ka theksuar se të gjithë u ngritën në dhjetorin e 1990 për liri e demokraci dhe për ta bërë Shqipërinë si Europa, por kjo aspiratë nuk është plotësuar. “Shumë rrugë dhe ndryshime tejet të mëdha janë bërë qysh atëherë, me vështirësi dhe sakrifica. Por shumë ka mbetur ende për t’u korrigjuar, sepse shohim që mungon vullneti politik për t’u bërë si duhet”, - tha Meksi. I njohur si një kritik i ashpër i kryetarit të PD-së Sali Berisha, ai argumentoi edhe arsyen e angazhimit të tij në politikën aktive. “Përfshirja ime sot në politikën aktive bëhet pikërisht për të rikrijuar ëndrrën tonë të dhjetorit, një parti evropiane, shtëpi e të gjithë demokratëve dhe antikomunistëve shqiptarë, jo vetëm të një klani dhe rrethi të tyre miqësor dhe klientelist”, - ka deklaruar ish-kryeministri Meksi. Ai theksoi se duke njohur nevojat konkrete të vendit, do të përgatitet një program politik, i cili do të realizohet pikërisht përmes politikëbërjes së koalicionit “Poli i Lirisë”. Ai ka evidentuar disa nga problemet që parashikohen të marrin zgjidhje falë angazhimit të këtij koalicioni politik. “Ne do të punojmë të paraqesim një program për vënien në jetë të tij dhe të luftojmë si forcë politike, ku do t’u jepen zgjidhje problemeve ekonomike, zhvillimit të vendit, uljes së varfërisë, kthimit te puna, zgjidhja përfundimtare e problemeve të zvarritura, si ajo e dëmshpërblimit të ish-të përndjekurve politikë dhe kthimit dhe kompensimit të pronave”, - ka deklaruar Meksi.
Drejtuesit kryesorë të koalicionit “Poli i Lirisë”, kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka dhe i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar Dashamir Shehi, kanë vlerësuar maksimalisht përfshirjen e Aleksandër Meksit në politikë. “Bashkë me zotin Meksi do të rifillojmë edhe një herë rrugën e gjatë në malore për demokraci, për të cilën ka nevojë Shqipëria. Gjykoj se kjo është një ditë e mbarë për të gjithë qendrën e djathtë shqiptare”, - ka deklaruar drejtuesi i LZHK-së. Ndërsa Ndoka u shpreh kritik ndaj mazhorancës aktuale, duke nënvizuar se të djathtët e vërtetë janë te “Poli i Lirisë”. “Sot PD-ja është në koalicion me Xhuvelin, me Gërdecin, pra me pjesë të majta, ndërsa realisht e djathta, qeverisja e pastër e viteve 1992-1996, është te ‘Poli i Lirisë’. Kanë ndryshuar gjërat, por besoj në sensin pozitiv”, - ka deklaruar Ndoka.
Qëndrimi Meksit
“Përfshirja ime në politikën aktive bëhet pikërisht për të rikrijuar ëndrrën tonë të dhjetorit, një parti evropiane, shtëpi e të gjithë demokratëve dhe antikomunistëve shqiptarë jo vetëm të një klani dhe rrethi të tyre miqësor dhe klientelist. U ngritëm në dhjetor të gjithë për liri e demokraci dhe për ta bërë Shqipërinë si Europa. Shumë rrugë dhe ndryshime tejet të mëdha janë bërë qysh atëherë, me vështirësi dhe sakrifica. Por shumë ka mbetur ende për t’u korrigjuar, sepse shohim që mungon vullneti politik për t’u bërë si duhet.”
Angazhimet politike
Aleksandër Meksi është një ndër themeluesit kryesorë të Partisë Demokratike dhe pjesëtar aktiv në lëvizjen e dhjetorit të vitit 1990, që solli rrëzimin e sistemit komunist në Shqipëri. Pas zgjedhjeve të 22 marsit 1992, me fitoren e PD-së, ai zgjidhet në postin e kryeministrit të vendit. Në mars të vitit 1997 jep dorëheqjen dhe nuk bëhet më pjesë aktive e politikës deri më sot. Gjithsesi, Meksi ka qenë pjesë e strukturale të PD-së dhe ka mbajtur qëndrime kritike ndaj kreut të PD-së Sali Berisha.