E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Edi Rama: Procesi i kartave rrezikon zgjedhjet e 28 qershorit

Kreu i PS, Edi Rama

Tiranë, 18 Mars, 13:08, NOA - Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, ka bërë publike sot propozimet e partisë që drejton, për pajisjen me karta identiteti të shqiptarëve.

Gjatë një konference shtypi, ai tha se, koha për pajisjen e tyre më letërnjoftime është shumë e shkurtër. Sipas tij, numri i qytetarëve pa pasaportë është shumë i vogël, në raport me kohën e shkurtër që ka mbetur për pajisjen letërnjoftimet elektronike.

Ai deklaroi se, zgjedhjet e 28 qershorit janë në rrezik, pikërisht për shkak të pajisjes me karta të qytetarëve. Sipas tij, dështimi i zgjedhjeve do të ketë pasoja të rënda për integrimin e Shqipërisë në BE dhe për ekonominë e vendit.

Në planin e paraqitur nga PS-ja, Rama kërkoi që, Kuvendi i Shqipërisë të miratojë një fond me qëllim që personat që nuk kanë pasaportë dhe në mungesë të parave, të aplikojnë për kartat e identitetit me fondet e shtetit.

e.l/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›