E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident rrugor te Ura e Vozit, plagosen dy persona

Lushnnjë, 18 mars, 12:05, NOA- Një aksident me pasojë plagosjen e dy shtetasve ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Lushnjë në vendin e qujatur “Ura e Vozit “.

Burimet zyrtare të Policisë së Lushnjës pohojnë për agjencinë e Lajmeve NOA se  automjeti tip benz me targa DR 3687 D që drejtohej prej shtetasit Arben Mici 39 vjeç nga Durrësi  ka qëlluar nga pas një tjetër automjet tip Wolsvagen “Golf” me targa Dr 2324 D i cili drejtohej prej shtetasit Agron Mustafai.

Nga përplasja e dy automjeteve u plagos drejtuesi i golfit dhe shoku i tij.

Në vendgjarje kanë shkuar forca të policisë të cilat kanë kryer edhe shoqërimin e drejtuesit të mjetit tip benz.

Ai është ndaluar pasi ka qenë me shpejtësi tej normave të lejuara të qarkullimit rrugor.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›