E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama:Karta falas për personat që nuk kanë mundësi ta blenë

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama gjatë një konference për shtyp duke folur për pajisjen me karta identiteti të shqiptarëve u shpreh se koha për pajisjen e tyre më letërnjoftime ështe shumë e shkurtër. " Numri zyrtar i qytetarëve pa pasaportë është shumë i vogël në raport me kohën e shkurtër që ka mbetur për pajisjne me karta", tha Rama. Sipas kreut të PS-së,dështimi i porcesit të karatve nënkuptoj edhe dështim të procesit zgjedhor.Ai shprehu shqetësimin e PS-së për pasojat e rënda që dështimi i zgjedhjeve mund të sjellë në planin ekonomik, shoqëror dhe proceset integruse të Shqipërisë. Rama i kërkoi Kuvendit që të miratojë një ligj ku mundësohet pagimi me fondin e buxhetit të shtetit, personave që nuk kanë pasaportë, dhe në mungesë të mundësisë financiare nuk mund të aplikojnë për kartë. "PS propozon që Kuvendi të kthejë në ligj dhënien falas të kartave të indentitetit për personat që nuk kanë aplikuar për shkak të mungesës financiare. Karat falas duhet të jepen për personat që aplikojnë para datës 28 qershor", shpjegoi Edi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›