E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kartat e identitetit, aplikimi shtrihet në gjithë vendin



Procesi i aplikimit për kartat e identitetit mund të cilësohet si i finalizuar pasi tashmë është shtrirë në gjithë vendin. Ministria e Brendshme publikoi dje komunat e fundit të cilat kishin mbetur pa nisjen e procesit të aplikimit, por që tashmë në to ka nisur aplikimi. Në njoftimin zyrtar, Ministria e Brendshme bëri me dije se javën e ardhshme qytetarët në këto komuna të thella mund të nisin aplikimin, që për shkak të numrit të vogël të popullsisë, mund të mbyllin procesin brenda pak ditësh. Ministria njëkohësisht përgënjeshtroi akuzat e lëshuara nga Partia Socialiste, sipas të cilës, kanë mbetur 17 234 qytetarë pa mundësi aplikimi. Sipas njoftimit zyrtar të ministrisë, “numri total i personave pa pasaportë në komunat ku nuk ka filluar procesi, është vetëm 6232”. Në listën e publikuar nga ministria, vihet re se komunat, të cilat ende nuk kanë procesin e aplikimit, janë nga më të thellat. Një pjesë e tyre ndodhet në qarkun e Kukësit, ndërsa pjesa tjetër në Dibër, në zonën më malore të vendit.

Ministria e Brendshme shprehet e bindur se nisur nga ecuria e procesit, ai do të mbyllet brenda afateve. Aktualisht, ka mbi 20 mijë aplikime në ditë, që kapin nivelet maksimale, duke e kthyer situatën në mjaft optimiste. Njëkohësisht çdo qytetar pa pasaportë ka pasur mundësi të blejë kartën vetëm me 200 lekë të reja.

Opozita

Pretendimet e opozitës se procesi i aplikimit për karta identiteti nga personat pa pasaportë po dështon dhe se kuponët ende shiten me 12 mijë lekë të vjetra, janë rrëzuar nga autoritet shtetërore. Zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinand Poni, deklaroi dje se ritmi i aplikimeve është nga më të lartat, ndërsa drejtori i Postës Shqiptare, Arqile Gorea, deklaroi se për 11 ditë kanë blerë kuponët 1 e treta e pensionistëve pa pasaportë. “Me gjithë ditën e djeshme, ne shkojmë në 868.242 aplikime në total të kryera dhe në 687.433 letërnjoftime të prodhuara. Nga këto 652.292 janë shpërndarë në zyrat tona për t’ua dhënë qytetarëve. Do të doja t’u bëja një thirrje të gjithë qytetarëve që të vijnë t’i tërheqin letërnjoftimet e tyre. Kemi dhe 250 mijë letërnjoftime të patërhequra”, - deklaroi Poni. Nga ana tjetër, drejtori i Postës tha se deri në këto momente janë shitur 850 mijë kuponë. “Sasia totale e kuponëve të emetuar nga Posta Shqiptare është 850 mije, sasia e aplikantëve të cilët nuk kanë pasaporta dhe janë brenda VKM-së me të cilët punon Posta Shqiptare, pra, nga 186 mijë pensionistë që janë pa pasaporta, kanë aplikuar 53.400 brenda 11 ditëve”, - tha Gorea. Nga ana tjetër, procesi po ecën me ritme të larta në të gjithë vendin. Zëvendësministri Poni tha se deri në këto momente janë pajisur 75 për qind e qytetarëve me letërnjoftimet e reja në Tiranë, ata që nuk kanë pasaportë. Drejtori i Postës, Arqile Gorea, u bëri thirrje qytetarëve se kur të mbushin formularin e vetëdeklarimit, të marrin edhe një mjet identifikimi.

Të dhënat zyrtare mbi fillimin e procesit të aplikimit në këto komuna.

Qarku Rrethi Nr. Bashkia/Komuna Votues pa pasaportë Statusi

Shkodër Shkodër 1 Pult 756 Hapur 08.05.2009

Shkodër Puke 2 Fierzë 638 Hapur 06.05.2009

Shkodër Puke 3 Iballë 706 Hapur 07.05.2009

Kukës Kukës 4 Surroj 867 Hapur 09.05.2009

Kukës Kukës 5 Zapod 1108 Hapur 09.05.2009

Kukës Tropojë 6 Bytyç 612 Hapur 07.05.2009

Kukës Tropojë 7 Margegaj 826 Hapur 02.05.2009

Dibër Dibër 8 Luzni 1058 Hapur 07.05.2009

Dibër Dibër 9 Kala e Dodës 990 Hapur 06.05.2009

Dibër Bulqizë 10 Martanesh 831 Hapur 08.05.2009

Elbasan Librazhd 11 Funare 729 Hapur 06.05.2009

Elbasan Librazhd 12 Stravaj 824 Hapur 07.05.2009

Berat Skrapar 13 Gjerbës 619 Hapur 05.05.2009

Vlorë Sarandë 14 Markat 444 Hapur 09.05.2009

Total Votues pa pasaportë 11008

Numri i personave pa pasaportë në këto komuna.

Qarku Rrethi Nr. Bashkia/Komuna Votues pa pasaportë Statusi

Shkodër Shkodër 1 Shllak 434 Hapet javën e ardhshme

Kukës Kukës 2 Topojan 1079 Hapet javën e ardhshme

Dibër Diber 3 Lurë 464 Hapet javën e ardhshme

Dibër Diber 4 Ulëz 471 Hapet javën e ardhshme

Elbasan Gramsh 5 Tunjë 561 Hapet javën e ardhshme

Fier Mallakaster 6 Greshicë 385 Hapet javën e ardhshme

Berat Skrapar 7 Çepan 249 Hapet javën e ardhshme

Berat Skrapar 8 Potom 318 Hapet javën e ardhshme

Korçë Korçë 9 Gore 514 Hapet javën e ardhshme

Gjirokastër Përmet 10 Ballaban 364 Hapet javën e ardhshme

Gjirokastër Përmet 11 Petran 367 Hapet javën e ardhshme

Gjirokastër Tepelenë 12 F. Memaliaj 443 Hapet javën e ardhshme

Gjirokastër Përmet 13 Çarshovë 185 Hapet javën e ardhshme

Gjirokastër Përmet 14 Sukë 398 Hapet javën e ardhshme

Total Votues pa pasaportë 6232

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›