E Diel, 1 Nëntor 2026

Alibeaj:Shqipëria në rrugën e duhur të integrimit në BE, shumë e rëndësishme reformimi i sistemit gjyqësor

“Reagimi që vjen nga gjyqësori është si një reagim që vjen nga varrezat, pasi sistemi e ruan më xhelozi ‘status quo’-në e tij, dekalroi dje Kryetari i Komisionit të Politikës së Jashtme të Parlamentit të Bullgarisë, Mlladen Cervenjakov, duke inkurajuar ministrin Alibeaj dhe qeverinë shqiptare të jetë promotore e ndryshimeve edhe në sektorin e vështirë të drejtësisë

“Ju, po ecni në rrugën e duhur për sa i përket integrimit në BE, dhe ne ju mbështesim plotësisht në këtë aspekt, por është shumë e rëndësishme që të reformomi sistemin gjyqësor, i cili është një sistem konservativ që nuk i pëlqen ndryshimi”. Ky ka qenë mesazhi që Ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj ka marrë dje gjatë takimit që pati me Kryetarin e Komisionit të Politikës së Jashtme të Parlamentit të Bullgarisë, Mlladen Cervenjakov. Në fillim të takimit ministri  bëri një panoramë të arritjeve të deri tanishme në reformës në drejtësi  duke e konsideruar atë si një reformë jetike në stadin e zhvillimit të vendit.  Sipas Alibeajt, në kuadrin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, fusha e bashkëpunimit në sistemin e legjislacionit në adoptimin e standardeve ligjore të BE-së merr një rëndësi tjetër në kuadër të bashkëpunimit dypalësh, ku kontributi, ndihma dhe eksperienca bullgare është dhe do te jetë e nevojshme dhe shumë e mirëpritur.  Mlladen Cervenjakov  Kryetari i Komisionit të Politikës së Jashtme të Parlamentit të Bullgarisë e vlerësoi Ministrinë e Drejtësisë për sa i takon hapave që ajo ka marrë në reformën në gjyqësor por e paralajmëroi ministrin edhe më vështirësitë që do hasen në realizimin e kësaj  reformë.  “Ju, po ecni në rrugën e duhur për sa i përket integrimit në BE, dhe ne ju mbështesim plotësisht në këtë aspekt, por është shumë e rëndësishme që të reformomi sistemin gjyqësor, i cili është një sistem konservativ që nuk i pëlqen ndryshimi”, u shpreh ai nisur nga përvoja e tij personale. Dikur ish-ministër i Drejtësisë dhe në krye të reformës në drejtësi, Mlladen Cervenjakov, duket se kishte hasur  në të njëjtat vështirësi me të cilat Ministria e Drejtësisë është përplasur gjatë kryerjes së reformës në drejtësi. “Reagimi që vjen nga gjyqësori është si një reagim që vjen nga varrezat, pasi sistemi e ruan më xhelozi ‘status quon’ e tij, atë që ka ndërtuar deri më tani, dhe nuk pranon ndryshime, por ju duhet të jeni faktor i ndryshimeve si në mentalitetin e gjyqësor ashtu edhe në ndryshimet që duhet bërë në legjislacionin vendas dhe përafrimit të tij me BE-në”, i  tha Cervenjakov, ministrit Alibeaj. Enkelejd Alibeaj Në të njëjtën linjë është shprehur edhe Ministri i Drejtësisë në fjalën e tij. “Sistemit gjyqësor i mungon përgjegjshmëria para ligjit. Liria që ju dha sistemit, pas një kohe të gjatë mungese, bëri që pavarësia të kthehej në thelb të abuzivizmit me pushtetin duke krijuar kështu një shtrat për lulëzimin e praktikave korruptive. Gjatë vitit të shkuar miratuam një ligj të rëndësishëm si ai për Organizimin dhe Funksionimin e Pushtetit Gjyqësor, por zbatimi i tij ka ndeshur në rezistencë. Masa e reagimit ishte e tillë sa afrohet me shprehjen tuaj ‘reagim nga varrezat’. Duke u ndeshur me një lloj refrektarizmi nga ana e trupës gjyqësore për nismat e ndërmarra kam kuptuar se sistemin i mungon reagimi i brendshëm për të ndryshuar”, tha ministri. Po, pavarësisht se e konsideroi reformën të vështirë, ministri deklaroi se ajo është jetike për interesat e vendit, pjesë e proceseve integruese në strukturat Euroatlantike dhe si e tillë do të vazhdojë . “Fryma e re e saj është injektuar si në ambientin politik edhe në atë juridik. Viti e shkuar,  nismat ligjore ishin fokusuar në statusin e zyrtarit si Gjyqtarit,  Prokurorit,  Avokatit, ndërkohë që iniciativat e reja ligjore do të përqendrohen te statuti i shërbimit të strukturave të këtij sistemi, duke e  bërë  atë më të prekshëm për  publikun”, tha ministri në fjalën e tij përmbyllëse. ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›