Lëv garanton: Poldi nuk rrezikon
Situata e vështirë e Lukas Podolskit te Bajerni i Mynihut nuk e rrezikon grumbullimin e sulmuesit shumë pranë kalimit te Këlni. Këtë e ka konfirmuar trajneri i Kombëtares gjermane, Joakim Lëv. "Lukas është një lojtar i cili duhet të ndihet i rëndësishëm. Është e drejtë të kthehet të luajë te Këlni, jam i sigurt se do të luajë edhe në Kombëtare, është shprehur Lëv. Në Këln, ai do të kthehet në një lojtar të rëndësishëm dhe do të marrë më shumë përgjegjësi mbi vete. Është një zgjedhje e duhur edhe për Kombëtaren.