Kartat e identitetit, lista e qytetarëve pa pasaportë sipas zyrave postare
Tiranë - Posta Shqiptare detajon listën e qytetarëve pa pasaportë sipas njësive bashkiake dhe zyrave postare. Në zbatim të vendimit të qeverisë bazuar dhe në udhëzimin e Ministrisë së Financave, lista e shtetasve që nuk disponojnë pasaportë marrë nga Ministria e Brendshme është shpërndarë në të gjithë zyrat postare në shkallë vendi. Burime nga Posta bëjnë të ditur se listat e personave pa pasaportë, të cilët përfitojnë kuponin duke arkëtuar fillimisht 200 lekë sipas vendimit të qeverisë, ndodhen në zyrat postare sipas njësive të qeverisjes vendore (minibashkive). Pra, qytetarët të cilët nuk kanë pasaportë, duhet të paraqiten pranë zyrave postare të njësive administrative ku banojnë dhe janë të regjistruar. Nga ana tjetër, në zyrat postare në të gjithë Shqipërinë janë shitur mbi 800 mijë kuponë për letërnjoftim elektronik si dhe rreth 7 mijë kuponë për pasaporta biometrike. Gjithashtu, janë kompensuar mbi 30 mijë pensionistë që përfitojnë nga skema e kompensimit për pajisjen me letërnjoftim të shtetasve në nevojë.
Listat e qytetarëve pa pasaportë janë pranë zyrave postare si më poshtë:
NJ. BASHKIAKE NR. 1 DHE NR. 2
POSTA NR. 1 dhe NR. 13
NJ. BASHKIAKE NR. 8 DHE NR. 9
POSTA NR. 4
NJ. BASHKIAKE NR. 6
POSTA NR. 6
NJ. BASHKIAKE NR. 11
POSTA NR. 7
NJ. BASHKIAKE NR. 5
POSTA NR. 8
NJ. BASHKIAKE NR. 7
POSTA NR. 9
NJ. BASHKIAKE NR. 4
POSTA NR. 10
NJ. BASHKIAKE NR. 3
POSTA NR. 14
NJ. BASHKIAKE NR. 10
POSTA NR. 5
6 Maj 2009