Banda e Durrësit, kërcënohen gjyqtarët dhe avokatët
Autori i Lajmit: Romir Saraçi
Skandal
Gjyqi ndaj bandës së Durrësit ka shënuar një rast të paprecedentë në drejtësinë shqiptare. Aty ku ligji duhet të vendosë drejtësi dhe ligjvënësit duhet ta zbatojnë atë, është shënuar rasti më flagrant i mungesës së një shteti ligjor. Situata është marrë në dorë nga të pandehurit, të cilët jo vetëm kanë komanduar seancën, por kanë akuzuar dhe kërcënuar si avokatët, ashtu edhe gjyqtarët. I pari që ka lëshuar kërcënimin më të rëndë ka qenë i penduari i bandës, i cili ka kërcënuar me jetë avokatët. “Vazhdoni të mos vini në proces, por plumbin do të hani”, - u ka thënë Adriatik Coli avokatëve mbrojtës, të cilët janë bërë problem për shtyrjen e njëpasnjëshme të seancave. Por edhe pas kësaj një tjetër precedent më i rëndë është shënuar edhe një tjetër i pandehur ka kërcënuar me jetë, por këtë herë kërcënimi është bërë në drejtim të gjyqtarëve dhe prokurorit të çështjes. Endrit Taullai i është drejtuar gjyqtarëve dhe prokurorit duke u thënë: “Do ta shihni mirë nëse më jepni një avokat që nuk e dua unë”. Por edhe pas këtij kërcënimi sërish situata ka mbetur në duar të të pandehurve, të cilët gjatë gjithë kohës drejtonin procesin.
Kaosi
Dje, ndryshe nga herët e tjera, në sallë ishin të pranishëm të gjitha palët ndërgjyqësore, edhe një avokate e caktuar kryesisht që kërkoi të tërhiqej nga mbrojtja, u detyrua nga gjykata që të ishte e pranishme në seancën e djeshme. Pas një sërë debatesh të zhvilluara në sallë dhe pas mbledhjes së të gjithë avokatëve, organi i akuzës vendosi të thërriste për të dëshmuar Colin, i cili prej 80 seancash është në pritje. Pas thirrjes së Colit për të dëshmuar, trupi gjykues vendosi të boshatis sallën dhe të marrë dëshminë e tij me dyer të mbyllura. Pas boshatisjes së sallës, mësohet se ka pasur debate të ashpra midis avokatëve, të pandehurve, prokurorëve dhe trupit gjykues, ku një pjesë kërkonte ta ndalonte dëshminë e tij. Sipas burimeve të brendshme, mësohet se në momentin kur Adriatik Coli kishte nisur të fliste, i pandehuri Lulzim Berisha është ngritur në këmbë dhe ka “pushuar nga puna” dy mbrojtësit e tij, Arben Qeleshi dhe Ilia Ilia, duke deklaruar se nuk dëshironte më të mbrohej nga ata avokatë. Pas kësaj, të dy avokatët janë larguar nga salla me pretendimin se i pandehuri nuk kërkonte më ata si përfaqësues ligjorë. Kulmi i kësaj skene ka qenë kur Adriatik Coli u është drejtuar avokatëve mbrojtës duke i kërcënuar ata me vdekje, në rast se vazhdonin të zvarrisnin procesin. Pas kësaj situate, trupi gjykues është tërhequr menjëherë në dhomën e këshillimit dhe prej andej i ka dërguar një shkresë Dhomës Kombëtare të Avokatisë ku i kërkonte kësaj të fundit marrjen e masave urgjente për zëvendësimin e 5 avokatëve, të cilët u larguan nga salla e gjyqit duke çuar sërish këtë proces drejt dështimit. Endrit Dokle ka kërcënuar gjykatën duke u shprehur: “Do ta shihni, në rast se më jepni një avokat që nuk e dua”.
Shtyrjet
Prej 80 seancash, avokatët janë duke përdorur çdo mënyrë për të mos lënë të penduarin Adriatik Coli për të dhënë dëshminë e tij. Edhe ditën e djeshme, kur u arrit që të gjithë avokatët të ishin të pranishëm në sallë, u inskenua një situatë për të pezulluar procesin gjyqësor, i cili kishte nisur normalisht.
Organi i akuzës kishte depozituar në sekretarinë e Gjykatës së Krimeve të Rënda një kërkesë për marrjen e një kopjeje të të gjithë procesverbaleve të seancave, pasi sipas tyre, kishte shkelje të rënda procedurale. Prokurori u shpreh se kërkonte veçanërisht procesverbalin e seancës së datës 21 maj 2009, seancë në të cilën ky prokuror u nxor nga salla, pasi sipas tij, nxjerrja për 9 minuta nga salla e gjyqit ishte një shkelje procedurale, pasi nuk ishte e bazuar në asnjë dispozitë ligjore.
Kërkohet sekuestrimi i pronave të Berishës
Gjatë seancës së djeshme, ende pa filluar mirë debatet, Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon konfiskimin e pronave të Lulëzim Berishës, kreut të bandës së Durrësit, ndaj të cilit zhvillohet një proces. Prokuroria kërkoi që të konfiskohen 33 apartamente, 19 mijë metra tokë, një dyqan, 23 garazhe dhe një makinë tip BMË X5. Sipas prokurorisë, këto prona dyshohet se janë siguruar nga aktivitete të paligjshme të Lulëzim Berishës. Për sekuestrimin e pronave të Berishës në Gjykatën e Krimeve të Rënda është duke u zhvilluar një tjetër proces gjyqësor. Por edhe ky proces ka po të njëjtin fat me atë të gjykimit të bandës, pasi prej kohësh procesi njeh vetëm shtyrje të vazhdueshme, duke mos arritur në marrjen e një vendimi.
Ky lajm është publikuar: 29/05/2009