Kartat e reja të identitetit kusht absolut për liberalizimin e vizave
13/01/2009 Kryeministri Sali Berisha mbledh Komitetin Ndërministror për Integrimin
Procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët shqiptarë që dëshirojnë të udhëtojnë drejt vendeve të Bashkimit Evropian, përbën për qeverinë shqiptare një prioritet kryesor. Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar gjatë mbledhjes së djeshme të Komiteti Ndërministror të Integrimit se procesi për liberalizimin e vizave po ecën në kursin e tij shumë të mirë. Për të forcuar këtë qëndrim, shefi i ekzekutivit ka evidentuar vizitën në Tiranë të zëvendëspresidentit të Komisionit Evropian Franko Fratini si dhe marrjes së pyetësorit nga ana e ministrit të Punëve të Jashtme, dorëzuar nga drejtori i përgjithshëm në Komisionin Evropian. Kryeministri tha se procesi i liberalizimit të vizave është në udhë të mbarë edhe pas shqyrtimit të të gjithë problematikës dhe detyrimeve që rrjedhin nga pyetësori në të gjitha institucionet e vendit. “Përgjigjet për këtë pyetësor kanë pasur një impakt qartësisht pozitiv”, - ka deklaruar kreu i qeverisë. Gjatë mbledhjes së Komitetit është miratuar raporti mbi përmbushjen e detyrimeve për arritjen e liberalizimit të vizave me BE-në, si kusht për lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë. Për kreun e qeverisë lëvizja e lirë e qytetarëve shqiptarë drejt vendeve të BE-së varet në mënyrë të veçantë edhe nga pajisja e tyre me kartat e reja të identitetit, shpërndarja e të cilave ka nisur pikërisht ditën e djeshme. Berisha ka bërë me dije se pajisja me letërnjoftimet e reja përbën një kusht absolut për liberalizimin e regjimit të vizave me BE-në. Berisha ka pohuar se qeveria ka vendosur masa gjysmëdetyruese dhe detyruese për pajisjen me këtë dokument, por këtë gjë e ka bërë në interesin më të mirë të qytetarëve dhe të vendit. Duke u shprehur në dijeni të faktit se shtresa të ndryshme të popullsisë nuk mund të përballojnë çmimin prej 1200 lekësh për kartën e identitetit, Berisha tha se do të vendosen tarifa të reja. “Qeveria do të përcaktojë me vendim qarkullues tarifat e reja. Si fillim kemi ulur me mbi 30% çmimin për marrjen e këtij dokumenti, kemi hequr TVSH-në e letrës. Pra, janë bërë disa hapa, por do të ndërmerren edhe hapa të tjerë ndaj shtresave që janë më në nevojë. Studentët do ta marrin kartën me çmim të përgjysmuar. Edhe kategori të tjera do ta marrin me gjysmë çmimi, ndërsa familjeve me ndihmë ekonomike u takon ta marrin me rreth 30% të çmimit, në një kohë kur çmimi real është 14-15 mijë lekë”, - ka deklaruar Kryeministri. Kreu i qeverisë është shprehur se nuk mund të merret një vendim për shpërndarjen falas të kartave të identitetit, pasi për të do të shmangeshin abuzimet e mundshme. Gjithsesi, Berisha tha se çmimi i përcaktuar nga qeveria për kartën e identitetit është një ndër më të ulëtit që mund të ketë praktikuar ndonjë vend.
Ulje çmimi për kartat
Qeveria do të marrë një vendim të ri, i cili do të mundësojnë uljen e çmimit që duhet të paguajnë studentët dhe njerëzit në nevojë për t’u pajisur me kartat e reja të identitetit. Kryeministri Berisha ka theksuar se qeveria do të krijojë mundësinë që studentët ta marrin letërnjoftimin me çmim të përgjysmuar, ndërkohë që për shtresat në nevojë kjo tarifë do të ulet me 70 për qind.
Raport drejt Brukselit
Komiteti Ndërministror i Integrimit miratoi raportin mbi përmbushjen e detyrimeve për arritjen e liberalizimit të vizave me BE-në, si kusht për lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë. Ky raport është në zbatim të detyrimeve që duhen përmbushur për arritjen e heqjes së sistemit të vizave dhe lëvizjen e qytetarëve shqiptarë në hapësirën e BE-së. Raporti do të dorëzohet më 14 janar në Bruksel.