E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza financiare mbledh Këshillin Mbikëqyrës

13/01/2009  Banka e Shqipërisë

Zhvillimi ekonomik në vend përballë krizës financiare ndërkombëtare do të jetë tema e parë e mbledhjes së departamentit të Mbikëqyrjes në Bankën e Shqipërisë. Pas përfundimit të marrëveshjes së Qeverisë me Fondin Monetar Ndërkombëtar, roli i Bankës së Shqipërisë rritet akoma më shumë, në lidhje me mbajtjen e parametrave të zhvillimit ekonomik. Sipas burimeve zyrtare të BSH-së, kalendari i temave dhe çështjeve që do të analizohen gjatë 2009-s është miratuar. Mes tyre është rishikimi i gjendjes financiare të sistemit bankar për 3-mujorin e katërt dhe të fundit të vitit që lamë pas, politika monetare për gjashtë muajt e fundit të vitit 2008, stabiliteti i sistemit financiar për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2008, apo rishikimi i Programit Monetar për vitin 2009. Sipas BSH-së, pritet të publikohen edhe analizat mbi raportin vjetor të Mbikëqyrjes Bankare, apo raportin e ekzaminimeve në bankat e nivelit të dytë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›