E Diel, 1 Nëntor 2026

“Të futen në ligj ish-ministrat dhe ish-sekretarët e Partisë”

13/01/2009  Dy ditë para vendimit Presidenti pret ish-të përndjekurit

Drejtuesit e shoqatave për të burgosurit dhe të përndjekurit politikë gjatë takimit që zhvilluan dje me presidentin e Republikës Bamir Topin i shprehën atij rezervat për projektin e dosjeve. Konkretisht ata vlerësuan se ligji ka përjashtuar nga papajtueshmëritë e funksioneve publike kategori të rëndësishme funksionarësh, si: ministrat, drejtuesit e institucioneve të tjera të larta politike apo shtetërore, sekretarët e Partisë dhe zyrtarët e lartë të aparatit të Komitetit Qendror. Përveç përfshirjes së këtyre kategorive drejtuesit e dy shoqatave u shprehën për nevojën e zgjerimit të hapësirës së ligjit për pastërtinë e figurës së funksionarëve të administratës publike edhe për bashkëpunëtorët e agjenturave të huaja. Presidenti Topi, pasi i dëgjoi me shumë vëmendje shqetësimet e drejtuesve të dy shoqatave, i falënderoi për mendimet dhe i siguroi për mbështetjen dhe përkrahjen e tij të plotë institucionale dhe njerëzore për këtë shtresë në drejtim të integrimit të saj në mbarë spektrin politik dhe shoqëror të vendit. Në përfaqësinë e Shoqatës Mbarëkombëtare për Integrimin e të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë ishin kryetari Adem Allçi, sekretari i përgjithshëm Besim Ndregjoni si dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Shoqatës Antikomuniste të Shqipërisë Tomorr Aliko.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›