"Kartat gati në fillim të 2009"
Ministria e Brend-shme siguroi dje opinionin publik, se prodhimi i kartave të identitetit dhe shpërndarja e tyre për qytetarët, do të bëhet realitet në fillim të vitit 2009.
Duke iu përgjigjur akuzave të Partisë Socialiste, Fatmir Konja, zëdhënës i Ministrisë së Brendshme, tha dje se mekanizmi i prodhimit të pasaportave "do të jetë i gatshëm në fillimin e vitit 2009, me një kapacitet prodhimi prej 15 mijë karta në ditë apo 450 mijë karta në muaj". Sipas Ministrisë së Brendshme, ky sistem do të jetë i aftë t'i përgjigjet dinamikës së aplikimeve të qytetarëve, të cilët do të kenë në dispozicion 350 zyra të përhershme dhe 100 zyra të lëvizshme. Duke iu referuar procesit të ardhshëm të zgjedhjeve, Ministria e Brendshme deklaron se "bazuar në numrin e votuesve në Shqipëri, do të jetë plotësisht e mundshme pajisja e tyre me karta identiteti, deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare". Për të gjithë ata që kanë dyshime mbi këtë proces, dikasteri i brendshëm konfirmoi, se të gjitha parashikimet për afatin e prodhimit dhe shpërndarjes së kartave të identitetit, janë bërë në marrëveshje të përbashkët me koncesionarin. "Siç edhe janë informuar në mënyrë të përsëritur përfaqësuesit e opozitës, Ministria e Brendshme po përgatit një sërë aktesh nënligjore për miratim në Këshillin e Ministrave, që do të nxisin procesin e pajisjes së qytetarëve me karta. Kontrata e implementimit është dërguar në parlament dhe të gjithë deputetët e kanë në dispozicion për ta vlerësuar", sqaroi më tej Ministria e Brendshme. Ky dikaster shprehu besimin se "opozita ta mbështesë këtë projekt në parlament, duke demonstruar kështu se e ka seriozisht shqetësim, pajisjen e qytetarëve shqiptarë me karta identiteti dhe pasaporta biometrike. Duke iu referuar debatit të hapur së fundi lidhur me zgjedhjet e ardhshme, Ministria e Brendshme shprehet se, "i konsideron akuzat dhe pretendimet e Partisë Socialiste në lidhje me procesin e prodhimit të kartave të identitetit, si krejt të paarsyeshme dhe spekulative". Zëdhënësi i dikasterit të brendshëm pohoi se, Ministria në mënyrë të përsëritur dhe të qartë i ka vënë në dispozicion opozitës dhe veçanërisht Partisë Socialiste, të gjithë informacionin e kërkuar lidhur me kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike. "Pas firmosjes së kontratës, brenda afro pesë muajsh, i tërë sistemi i aplikimit dhe prodhimit është i gatshëm të fillojë nga puna", konfirmoi Ministria e Brendshme. re.kr
Kartat
Kartat e identitetit konsiderohen si një dokument i besueshëm, që do të ketë ndikim në uljen e abuzimeve gjatë procesit zgjedhor. Ato konsiderohen si një dokument unik dhe me elementë të lartë sigurie që do të ketë për burim Regjistrin Themeltar të Zgjedhësve, çka largon mundësinë që i njëjti votues të votojë dy herë, një fenomen ky që është ndeshur në zgjedhjet e kaluara për shkak të lehtësisë së falsifikimit të certifikatave. Sipas burimeve zyrtare, mësohet se më shumë se 3 milionë karta identiteti është parashikuar të prodhohen për shtetasit shqiptarë dhe t'u shpërndahen atyre para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
Pasaportat
Pasaportat biometrike, të cilat do të fillojnë të shpërndahen pothuajse në të njëjtën kohë me kartat e identitetit, konsiderohen si një dokument, që do të japë ndikimin e vet në lëvizjen e shqiptarëve jashtë Shqipërisë, që nga momenti i aplikimit për vizë, deri tek udhëtimet përmes pikave të ndryshme kufitare të vendeve të huaja. Burimet zyrtare parashikojnë që në fillim të vitit 2009 do të fillojë prodhimi dhe shpërndarja e rreth 2.5 milionë pasaportave biometrike. Ato do të jenë të pajisura me një çip elektronik në fletën e tyre të fundit, i cili konsiderohet si elementi kryesor i sigurisë kundër falsifikimeve, që do të lexohet nga pajisjet kompiuterike.