Rama: Berisha po sillet si i forti i lagjes
Megjithëse u bë një javë nga sherri në Kuvend, kryeministri Berisha dhe kreu i PS-së, Edi Rama, vazhdojnë të replikojnë në distancë me njëri-tjetrin.
Pas deklaratës së kreut të qeverisë një ditë më parë se, Rama duhet të shkojë në Xhafzotaj të mësojë si shtrohen rrugët, ky i fundit në cilësinë e kryetarit të bashkisë replikon me Berishën pikërisht pas një përurimi rruge. Pas ceremonisë për përfundimin e rikonstruksionit të vazhdimit të rrugës "Sami Frashëri", Rama tha se, "Dëgjoj kryeministrin që hakërrehet në Parlament si i forti i mëhallës, pastaj turret e u merr gërshërët e inaugurimeve nga dora kryetarëve të komunave për t'i bërë karshillëkun e vet qesharak Bashkisë së Tiranës, me rrugë fshati që s'i ka bërë as vetë. Nuk e fsheh dot më dështimin e plotë të politikës së tij të vjetër, të cilën shqiptarët do ta dënojnë përfundimisht me votë, duke çliruar Shqipërinë nga kthetrat e së shkuarës, për ta kthyer në model të suksesit dhe të së ardhmes, ashtu si Tirana evropiane që ne po transformojmë çdo ditë". Por nga ana tjetër i menjëhershëm ka qenë reagimi i Berishës. Përmes zëdhënëses së tij, Juela Meçani, Berisha deklaroi se, rruga e përuruar dje ishte përuruar edhe dy herë të tjera më parë. "Edi Rama, teksa inauguroi një rrugë 403 m të gjatë dhe të gjerë 4 m, të cilën e ka inauguruar 2 herë gjatë dy mandateve të tij të fundit, shfrytëzoi rastin për të sulmuar kryeministrin e Shqipërisë, duke fyer dhe tallur fshatarësinë, duke u shprehur se Berisha mbeti rrugëve të fshatrave dhe duke thënë se Berisha inauguron vetëm vepra të qeverisë vendore", u shpreh Meçani. Sipas saj, "Rama në vend që të merret me talljen dhe fyerjen ndaj fshatit dhe përçarjen fshat-qytet, duhet t'u përgjigjet qytetarëve të Tiranës se si ka mundësi që në komunën e Xhafzotajt janë shtruar, në tre vite, 21 km rrugë, ndërkohë që në Bashkinë e Tiranës nuk është shtruar as gjysma e tyre".