Operacioni "Bardh e zi" i antidrogës, Prokuroria liron 4 të akuzuar në gjyq
TIRANE - Alma dhe Zizja Mehmeti, dy motrat që u prangosën katër ditë më parë gjatë operacionit të koduar "Bardh e zi" lanë dje qelinë pas seancës gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë.
Gjykatësja e gatshme në Gjykatën e Tiranës, e cila shqyrtoi kërkesat e Prokurorisë vendosi masën "arrest shtëpie" për dy motrat e akuzuara për "moskallëzim krimi". Ndërkohë, fatin e mirë njëlloj si ato e patën edhe dy prej të arrestuarve të tjerë në këtë proces, Ilir Allushi dhe Elidor Xhiku, të cilët gjithashtu u lanë në "arrest shtëpie". Allushi sipas Prokurorisë ishte shoqëruar në komisariat, pasi ishte gjetur bashkë me të pandehurit në momentin arrestimit, ndërsa pas kontrollit atij i ishte gjetur një patentë dhe një leje qëndrimi italiane false. Kurse Xhiku, vërtetoi në gjykatë se ishte përdorues narkotikësh dhe se në momentin e arrestimit ishte blerës i lëndës narkotike dhe jo shpërndarës i saj. Ndërsa gjashtë të akuzuarit e tjerë të këtij procesi: Krenar Dajti, 30 vjeç, i akuzuar si kreu i grupit; si dhe: Bledar Kovaçi, Zamir Gjuzi, Agron Koçi, Geris Lala dhe Sokol Mëhilli, u lanë në qeli deri në përfundim të hetimeve. Operacioni "Bardh e zi" u zhvillua pesë ditë më parë, duke goditur një grup shpërndarësish të lëndëve narkotike në kryeqytet. Në momentin e arrestimit të tyre policia u kapi rreth 30 gramë heroinë si dhe një shumë 70 000 lekësh, që dyshohet se janë përfituar nga shitja e narkotikut. Kovaçi e pranoi fajësinë para gjykatës, duke pretenduar se ishte detyruar të shpërndante drogë për të fituar falas dozën e tij, ndërsa Lala kërkoi të lirohej duke pretenduar se, në shtëpi e priste gruaja shtatzënë. fa.ma.