E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kartat, mbi 1 mln aplikime

Tiranë - Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, deklaroi në një konferencë shtypi se numri i aplikimeve për kartat e identitetit ka kaluar mbi 1 milionë e 100 mijë. Ministri Nishani bëri të ditur edhe një vendim të marrë në bashkëpunim me firmën prodhuese të dokumenteve biometrike “Aleat”, se do t’u jepet përparësi në aplikim personave që nuk kanë pasaporta.

“Kanë aplikuar 1 132 806 shtetas për letërnjoftimet elektronike, dhe janë prodhuar 990 962 të tilla. Kemi hedhur në sistemin e kontrollit 1 013 359 aplikime, nga të cilat rezulton se 420 000 janë pa pasaportë, numër i cili po t'i referohemi totalit të aplikimeve të deritanishme e kalon shifrën 450 000. Qeveria Shqiptare dhe kompania ALEAT arritën një marrëveshje që, që nga dita e nesërme të lejohen për aplikim vetëm shtetasit që nuk kanë pasaportë”, deklaroi ministri i Brendshëm, Bujar Nishani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›