Kartat, problemet nuk ngadalësojnë procesin
28/05/2009 Elbasan prefekti Deliallis: Janë 10 mijë karta të patërhequra nga qytetarët
Durrës, shqetësim sinjali i internetit. Prefekti Pajuni: Ecuri normale
ELBASAN-Afrimi i datës së zgjedhjeve ka gjetur në punë të plotë drejtuesit vendorë për të pajisur me kartë të gjithë qytetarët. Tërheqja e kartave të identitetit ka qenë problem kryesor i ngritur nga prefektura e Elbasanit gjatë një takimi me njësitë vendore në nivel rrethi. Prefekti Shefqet Deliallsi në apelin e tij u ka bërë thirrje qytetarëve të paraqiten për të marrë dokumentin e identifikimit, por edhe vendorëve të ndihmojnë këtë proces që të mos krijohet kaos në ditët e fundit para zgjedhjeve. Sipas prefektit, 22 mijë karta identiteti të prodhuara në rrethin e Elbasanit flenë në sirtarët e zyrave të aplikimit dhe qytetarët ende nuk kanë shkruar ti tërheqin. Prefekti deklaroi se vetëm për bashkinë Elbasan janë gjithsej rreth 10 mijë karta të patërhequra nga qytetarët, ndërsa në nivel rrethi kur kanë aplikuar 54 mijë persona, të prodhuara 44 mijë karta janë tërhequr vetëm 22 mijë, ndërsa pjesa tjetër qëndrojnë në zyrat e aplikimit për procedurën përfundimtare të tërheqjes nga qytetarët. Nisur nga ky problem i krijuar nënkryetari i Bashkisë së Elbasanit, Serafin Papa, propozoi që t’i diktohet firmës për të aplikuar të shtunën dhe të dielën vetëm për tërheqjen e kartave dhe çdo ditë nga ora katër deri në orën tetë të mbrëmjes. Ndërkohë në qarkun e Durrësit procesi i aplikimit dhe pajisjes së shtetasve me karta identiteti ka ecur normalisht. Në të dhjetë bashkitë e komunat e qarkut të gjitha zyrat e aplikimit si dhe ato të gjendjeve civile kanë vijuar normalisht procesin. Prefekti Klodian Pajuni është shprehur se i vetmi problem i shfaqur është ai i ikjes së sinjalit të internetit për zyrat e aplikimit. Për shkak të sinjalit të dobët apo ikjes së sinjalit për disa minuta janë krijuar edhe radhë të gjata. Një fakt i tillë i është bërë me dije kompanisë sipërmarrëse të prodhimit të kartave, por në Durrës dhe në disa bashki e komuna nuk është normalizuar sinjali duke sjellë jo pak pasoja. Në çdo rajon të bashkisë së Durrësit ka dy deri në tre qendra të tilla aplikimi dhe personeli në këto mjedise është në punë edhe ditëve të shtuna e të diela. “Jemi të informuar për anomalitë që shkaktohen nga sinjali, por theksoj me përgjegjësi se veç bezdisë nuk ka sjellë asnjë pasojë negative”,-ka thënë Pajuni. Po me normalitet të plotë vlerësohet procesi i aplikimeve për letërnjoftime elektronike në komunën e Ksamilit. Gjatë javës së kaluar, ku nisi procesi i aplikimit për letërnjoftimet e reja, deri tani janë pajisur me kundërbiletën e aplikimit 1500 vetë, ndërkaq që mësohet se janë edhe po kaq shtetas që pritet të aplikojnë. Kryetari i komunës së Ksamilit, Vesel Kociu, është shprehur se, procesi i aplikimeve për letërnjoftimet e reja elektronike ecën me ritme të kënaqshme në qytezën e Ksamilit. “Nga rreth 3 mijë votues që ka kjo komunë, deri mesditën e së martës kanë aplikuar gjysma banorëve dhe pjesa e më e madhe e tyre, rreth 1200 aplikues, edhe i kanë tërhequr ato”, është shprehur Kociu. Sipas tij, pozitive në këtë proces është fakti që këtu nuk aplikojnë vetëm personat që nuk kanë pasaporta, por edhe nga ata që i disponojnë ato.
ELBASAN
Janë gjithsej rreth 10 mijë karta të patërhequra nga qytetarët, ndërsa në nivel rrethi kur kanë aplikuar 54 mijë persona, të prodhuara 44 mijë karta janë tërhequr vetëm 22 mijë. Nisur nga ky problem i krijuar nënkryetari i Bashkisë së Elbasanit, Serafin Papa, propozoi që t’i diktohet firmës për të aplikuar të shtunën dhe të dielën vetëm për tërheqje dhe çdo ditë nga ora 4 deri në orën 8 të mbrëmjes.
DURRES
Prefekti Klodian Pajuni është shprehur se i vetmi problem i shfaqur është ai i ikjes së sinjalit të internetit për zyrat e aplikimit. Për shkak të sinjalit të dobët apo ikjes së sinjalit për disa minuta janë krijuar edhe radhë të gjata. Kjo i është bërë me dije kompanisë sipërmarrëse të prodhimit të kartave, por në Durrës dhe në disa bashki e komuna nuk është normalizuar ende sinjali.
KSAMIL
Me normalitet të plotë vlerësohet procesi i aplikimeve për letërnjoftime elektronike në komunën e Ksamilit. Gjatë javës së kaluar, ku nisi procesi i aplikimit për letërnjoftimet e reja, deri tani janë pajisur me kundërbiletën e aplikimit 1500 vetë, ndërkaq që mësohet se janë edhe po kaq shtetas që pritet të aplikojnë. Në këtë zonë kanë aplikuar dhe shtetas me pasaportë.