E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodranet nuk duan të punësohen

28/05/2009  Një biznesmen ankohet se nuk i afrohen punëtore. Në Shkodër, 30 mijë vetë të papunë

SHKODER- Paradoks punësimi në Shkodër. Një biznesmen shprehet se mungon fuqia punëtore, ndërkohë që numri i të papunëve llogaritet të jetë në rreth 30 mijë vetë. Bëhet fjalë për një ndërmarrje rrobaqepësie, pronari i së cilës nuk po gjen dot punonjëse, madje ai shkon më tej duke deklaruar se në rast se nuk arrin të gjejë shpejt të paktën 100 punonjëse, atëherë do të jetë i detyruar të kërkojë fuqi punëtore në Kinë. Gjovalin Shtjefni përfaqësues i firmës së veshjeve të brendshme intime “Cotonella” ka theksuar dje para mediave se sidomos kohët e fundit i kishte kërkuar ndihmë drejtuesve të zyrës së Punës në Shkodër, por ata nuk kishin mundur t’i gjenin punonjës, pasi merreshin vetëm me statistikat e të papunëve. Kërkesa e kësaj ndërmarrjeje për punonjëse është bërë sipas drejtuesve të ndërmarrjes së veshje “Cotonella” edhe nëpërmjet njoftime nëpër pika të ndryshme të qytetit, pasi aktualisht punonin vetëm 120 punonjës në një kohë që ka nevojë për të paktën edhe 100 punonjëse të tjera.

Nuk dua punë!

Në ndërmarrjen në fjalë punojnë gra e vajza që vijnë përgjithësisht nga rrethinat e Shkodrës dhe të fshatrave përreth. Sipas drejtuesve të kësaj ndërmarrje, femrat qytetare shkodrane nuk e preferojnë punën nëpër ndërmarrje ,7-8 orëshe, me normë, ndonëse pagesat janë mjaft të mira, pasi shkojnë nga rreth 300 mijë në 450 mijë lekë të vjetra në muaj, rroga këto edhe më të larta se të mësuesve. Biznesmeni Shtjefini sqaron se tentative e fundit e tij është bërë në bashkinë e Shkodrës, ku i është kërkuar ndihmë për gjetjen e punonjësve që ka nevojë. Nga ana e saj bashkia e ka mirëpritur këtë kërkesë, pasi do të ndikonte në uljen e numrit të papunësisë në Shkodër. Biznesmeni Shtjefni ka theksuar se në rast se edhe bashkia nuk do të jetë në gjendje të gjejë punonjëset që i duhen, atëherë do t’i drejtohet tregut të shumë të punëkërkuesve në Kinë.

Deklarata e kësaj firme rrobaqepësie për mungesë punëtoresh vjen në një kohë, kur e gjithë bota është përfshirë nga kriza ekonomike e pasuar dhe me shkurtime të vendeve të punës. Vetëm pak javë më parë kjo krizë u pranua edhe nga konfederata e sindikatave në Shkodër, e cila theksoi se në tre muajt e fundit kanë mbetur pa punë mbi 200 punonjës të ndërmarrjeve private, fakt ky që u nuk u mohua as nga sindikata e pavarur.

TË PUNËSUARAT

Në ndërmarrjen në fjalë punojnë gra e vajza që vijnë përgjithësisht nga rrethinat e Shkodrës dhe të fshatrave përreth. Sipas drejtuesve të kësaj ndërmarrje, femrat qytetare shkodrane nuk e preferojnë punën nëpër ndërmarrje ,7-8 orëshe, me normë, ndonëse pagesat janë mjaft të mira, pasi shkojnë nga rreth 300 mijë në 450 mijë lekë të vjetra në muaj, rroga këto edhe më të larta se të mësuesve. Biznesmeni Shtjefini sqaron se tentative e fundit e tij është bërë në bashkinë e Shkodrës, ku i është kërkuar ndihmë për gjetjen e punonjësve që ka nevojë. Nga ana e saj bashkia e ka mirëpritur këtë kërkesë. Biznesmeni Shtjefni ka theksuar se në rast se edhe bashkia nuk do të jetë në gjendje të gjejë punonjëset që i duhen, atëherë do t’i drejtohet tregut të shumë të punëkërkuesve në Kinë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›