Kapet në Vjosë ngjala si një “minibalenë”
28/05/2009 Rreth 70 cm e gjatë, me 7 vrima në simetri të drejtë, ndërsa dhëmbët i ka të mprehtë
Një peshkatar nxjerr nga peshkimi një qenie të çuditshme ujore. Një qenie e çuditshme ujore ka mahnitur peshkatarët e zonës së fshatit Frakull buzë lumit Vjosë në Fier.
Kanë qenë orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme kur është kapur në ujërat e lumit Vjosë pranë fshatit Frakull një qenie ujore e çuditshme. Ajo është rreth 70 cm e gjatë ka formën e një ngjale uji, por nuk është e tillë. Në dy anët e trupit ndodhen 7 vrima në simetri të drejtë. Ka një gojë të çuditshme në formë zgavre ku dallohen edhe dhëmbët në formë vezake. Sipër kokës ndodhet një tjetër vrimë që shërben për nxjerrjen e ujit dhe të kujton një minibalenë. Qenia e çuditshme ka rënë në rrjetat e një peshkatari në mesditën e djeshme.
Peshkatari
Përparim Zgurati, i cili peshkon prej vitesh së bashku me bashkëfshatarët e tjerë në ujërat e lumit Vjosë, shprehet se nuk ka parë kurrë një qenie të tillë në formë dhe në pamje si ajo që ka kapur ditën e djeshme në ujërat e lumit Vjosë. “Po peshkoja në ujërat e lumit Vjosë si gjithnjë”,-ka thënë peshkatari dhe vajza dhe ngrita rrjetën në çastin e volitshëm, por në moment kur e pashë u frikësova se nuk kisha parë një qenie të tillë. E lashë sërish duke e hedhur nga rrjeta dhe e kapa me dorë pak çaste më vonë. Për mua që kam 20 vjet që peshkoj është një qenie shumë e habitshme. Nuk kam parë ndonjëherë të tillë”. Ky lumë përshkon gjithë zonën e Frakullës dhe të Myzeqesë dhe të Vlorës dhe përfundon në detin Adriatik. Mendohet se kafsha e ujit ka hyrë në brendësi të detit nga ujërat e lumit, pavarësisht se vendi ku ajo ra, është gati 20 km larg detit.