Oli Xhilaga
28/05/2009 PS shton presionin ndaj mazhorancës qeverisëse
Islami: Nuk tolerojmë manipulime përmes lojës me karta
Partia Socialiste shton tonet kritike ndaj qeverisë “Berisha”. Ndalur sërish te procesi i pajisjes së shtetasve shqiptarë me letërnjoftime elektronike, socialistët kanë artikuluar qartë vendosmërinë e tyre për të mos toleruar asnjë shkelje në atë çfarë saktëson ligji elektoral. Kështu, gjatë dy ditëve të fundit PS-ja dhe Ministria e Brendshme kanë shkëmbyer korrespondencë me njëra-tjetrën mbi procesin e kartave, ku fillimisht ishte selia rozë ajo që kërkoi nga kjo ministri të dhënat e sakta për tri çështje: listën e votuesve me pasaportë, dokument që sipas tyre duhet të jepej me përgjegjësi zyrtare dhe i saktë; listën e votuesve pa pasaportë që kanë aplikuar (jo ata që ende nuk kanë aplikuar), të përditësuar me të dhënat deri më 25 maj 2009; dhe listën e votuesve pa pasaportë që kanë aplikuar dhe kanë marrë në dorë letërnjoftimin, të përditësuar me të dhëna deri më 25 maj 2009. Pas këtyre kërkesave ka ardhur përgjigjja e Ministrisë së Brendshme, e cila në gjykimin e saj ka plotësuar të gjitha kërkesat e ardhura në adresë të saj nga Partia Socialiste. Menjëherë pas njohjes me këtë korrespondencë erdhi dhe reagimi i kupolës rozë. Sekretari për çështjet zgjedhore në PS Kastriot Islami jo vetëm që parashtroi kërkesat për Ministrinë në emër të kësaj partie, por sqaroi më tej dhe përmes një komunikimi me mediet paraditen e djeshme, pasi u njoh me letrën e zëvendësministrit të Brendshëm Ferdinand Pone, u rishfaq sërish para medieve për të argumentuar si të paplotë dhe të pasaktë këtë përgjigje. “Kanë dërguar sipas asaj që thuhet në shkresën përcjellëse të ditës së sotme listën emërore sipas njësive vendore të votuesve pa pasaportë që kanë mbetur ende pa aplikuar, për të cilën do të japim nesër vlerësimin e saktë për cilësinë e saj. Por ne kemi kërkuar listën emërore të votuesve pa pasaportë që kanë aplikuar dhe jo atë të votuesve pa pasaportë që nuk kanë aplikuar. Dy kërkesat e tjera nuk janë plotësuar fare”, - u shpreh Islami gjatë fjalës së tij. Nga ana tjetër, duke i rikujtuar kësaj ministrie datën 31 maj si afatin përfundimtar për të dhëna e plota dhe të sakta, Islami rishprehu qëndrimin e PS-së “për të respektuar zhvillimin e zgjedhjeve më 28 qershor 2009, por edhe për të mos lejuar të ndryshojë rezultati i tyre përmes lojës me letërnjoftimet”.
Kërkesa
Partia Socialiste kërkoi nga Ministria e Brendshme listën e votuesve me pasaportë, dokument që duhet të jepet me përgjegjësi zyrtare dhe i saktë, listën e votuesve pa pasaportë që kanë aplikuar (jo ata që ende nuk kanë aplikuar), të përditësuar me të dhënat deri më 25 maj 2009, po ashtu dhe listën e votuesve pa pasaportë që kanë aplikuar dhe kanë marrë në dorë letërnjoftimin, të përditësuar me të dhëna deri më 25 maj 2009.
Përgjigjja
Ministria e Brendshme nga ana e saj në letrën që i dërgoi selisë rozë theksoi se procesi i pajisjes së qytetarëve me letërnjoftimin elektronik po ecën me ritme shumë të mira dhe është shtrirë në të gjitha zyrat e Gjendjes Civile, në të gjitha komunat dhe bashkitë e vendit.
Por të dhënat ishin përqendruar vetëm te lista emërore e të gjithë votuesve pa pasaportë që nuk kanë aplikuar ende për letërnjoftime elektronike, dhe jo te dy kërkesat e tjera.
Qëndrimi
“Partia Socialiste ripërsërit qëndrimin e saj të vendosur se nuk ka asnjë shans të zhvillohen zgjedhje duke manipuluar rezultatin me lojën e letërnjoftimeve. Zgjedhjet në Shqipëri, vend anëtar i NATO-s, do të jenë vetëm të lira e të ndershme, pra ku çdo zgjedhës në listën e votuesve do të ketë mundësi të votojë”, - vlerësoi Islami, por fjala e fundit do të thuhet vetëm pas datës 31 maj, në përfundim të afatit për marrjen e të dhënave nga MB-ja.