E Diel, 1 Nëntor 2026

Spahia: Femrat në politikë, një domosdoshmëri

Kryetari i PLL-së, Ekrem Spahia, zhvilloi dje takime elektorale në zonën e Laprakës, në Tiranë. Duke prezantuar kandidaten e kësaj force politike në këtë rajon, Zhaneta Ndregjoni, Spahia theksoi rëndësinë e angazhimit të femrave në politikën shqiptare jo vetëm si një faktor ekuilibrues, por edhe si një domosdoshmëri për rritjen e vëmendjes që politika duhet t‘u kushtojë çështjeve të familjes dhe edukimit të brezit të ri. Duke folur për programin e legalitetit, Spahia tha se PLL është partia e kujtesës historike dhe trashëgimtarja e traditave më të mira shqiptare. "Partia që ka sensin e drejtësisë njerëzore dhe që i druhet drejtësisë hyjnore. Është partia që sillet dhe vepron me moton ‘Atdheu mbi të gjitha‘, që ka përvetësuar konceptet e Mbretit Zog I", garantoi Spahia.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›