Ndoka kërkon votat për 28 qershorin
Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka, vijoi takimet elektorale në qytetin e Vlorës. Gjatë fjalës së tij para qytetarëve vlonjatë kreu i demokristianëve deklaroi se shqiptarët duhet t‘u japin fund vuajtjeve të tyre prej 18 vjetësh, duke votuar alternativën e PDK-së dhe të grupimin "Poli i Lirisë". Ndoka kërkoi votën nga qytetarët e Vlorës, por edhe të gjithë Shqipërisë në zgjedhjet e 28 qershorit. Duke paraqitur pjesë të programit elektoral që kjo forcë politike ka, Ndoka vuri theksin te zgjidhja e çështjes së pronës dhe kthimin e dinjitetit për ish të përndjekurit politikë. Gjithashtu Ndoka theksoi se prioritet për këtë forcë politike janë edhe emigrantët shqiptarë, të cilëve duhet t‘u jepet mundësia të votojnë për vendin e tyre.